Lajmet

Arkivi i Internetit poston miliona fotografi nga librat e vjetër në Flickr

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
Arkivi i Internetit poston miliona fotografi nga librat e vjetër në Flickr

14598321449_139f9ab667_o-798x310Nëse doni ta bëni një udhëtim përgjatë historisë, një rrjedhë e re e fotografive në Flickr tashmë mund të ju hyjë në punë. Arkivi i Internetit ka bashkëpunuar me një hulumtues për të ngarkuar fotografitë nga koleksioni i vet i librave të skanuar që kanë domen publik.

Për momentin, koleksioni përmban 2.6 milionë nga 14 milionë fotografi sa janë gjithsej në arkiv. Pjesët me fotografi përfshijnë edhe tekstin përpara dhe prapa imazhit, kështu që ky koleksion me lehtësi mund të kërkohet. Nëse dëshironi ta lexoni librin, në të ndodhet një lidhje për lexuesin e librave elektronik nga Arkivi i Internetit në përshkrimin e secilës fotografi.

14760631566_a647c83161_h-730x552Pasi që fotografitë tashmë janë në domenin publik, ato janë postuar me licencë Creative Commons. Organizata planifikon që të bëjë shtimin ditor të librave të rinj që i skanon. Historia na mëson shumë gjëra, kështu që çfarë jeni duke pritur? Klikoni këtu për të vazhduar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Flickr
Lajmet e fundit>