Harduer

ARM premton të kapë Intel dhe AMD me performancën e procesorëve

Mar 21 2017
0 Shpërndarje
Duke filluar nga viti i ardhshëm procesorët ARM do të jenë shumë më shpejtë falë ndryshimeve që kompania po aplikacion në dizajnët Cortex-A. ARM premton të kapë Intel dhe AMD me performancën e procesorëve Photo Source: ARM

A zotëron ARM potencialin e duhur për të konkurruar me Intel dhe AMD? Kjo do të ndodhë shumë më shpejt sesa pritej.

Duke filluar nga viti i ardhshëm procesorët ARM do të jenë shumë më shpejtë falë ndryshimeve që kompania po aplikacion në dizajnët Cortex-A. E thënë ndryshe kompania britanike po nxjerr mësim nga AMD i cili vitet e fundit është fokusuar së shumti në rritjen e performancës së procesorëve.

ARM nuk shquhet për procesorët e shpejtë por për cipet me efikasitet të lartë të cilët ofrojnë jetëgjatësi të madhe të baterisë. Ky fokus ka kontribuar në suksesin e kompanisë në platformat mobile kur procesorët e uritur për energji të Intel kanë dështuar.

Por me rritjen e realitetit virtual dhe inteligjencës artificiale të cilat kërkojnë më shumë performancë, ARM po përgatit procesorët e parë të cilët mund të përballojnë të tilla aplikacione.

ARM do të shtojë numrin e bërthamave dhe instruksioneve për të rritur performancën. Teknologjitë të cilat do të mundësojnë rritjen e performancën vinë nën termin e ri “DynamIQ” dhe do të përfshihen në të gjithë çipet e reja Cortex për platformat mobil, desktop, server dhe IoT.

Zëvendës presidenti i ARM-së tha se statistikat e para që tregojnë rritjen e performancës vinë vitin e ardhshëm kur të prezantohet dizajni i çipit të parë. Sipas tij DynamIQ shton performancën pa kompromentuar fokusin e ARM në efikasitetin e energjisë.

Nëse ARM mban premtimin e një performancë shumë më të lartë, Apple mundet së shpejtë përdorë arkitekturën ARM për Mac-ët. Kjo nuk ka ndodhur ende duke qenë se procesorët e Intel aktualisht janë shumë më të shpejtë.

Me DynamIQ, ARM ka mundësi të vendosë plot tetë bërthama në një bllok të vetëm. Teorikisht çipet Cortex mund të paketojnë deri në 16 bërthama.

Gjithashtu procesorët do të ofrojnë 50% më shumë performancë për inteligjencën artificiale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>