Harduer

ARM prezanton dizajnet e proçesorëve dhe çipeve grafike të 2016-tës

Feb 4 2015
0 Shpërndarje
ARM prezanton dizajnet e proçesorëve dhe çipeve grafike të 2016-tës

Nscreen-shot-2015-02-03-at-4-26-44-pmdërsa smartfonët e 2015 kanë filluar të shfaqen në horizont, ARM po na jep një pamje të qartë të telefonëve të 2016-tës.

Firma britanike e dizajnit të çipeve, teknologjia e së cilës përdoret pothuaj në çdo smartfon, zbuloi ditën e marte teknologjinë e re të proçesorëve dhe çipeve grafikë e cila do të jetë e disponueshme vetëm në smartfonët e 2016.

Bëhet fjalë për një proçesor të ri, Cortex A72, i cili do të ketë një performancë 50 herë më të lartë krahasuar me teknologjinë e para pesë viteve. Ndërsa çipi grafik, Mali – T880 do të përballojë edhe lojërat më komplekse në smartfonët tanë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë britanike tha se e konsideronin smartfonin si platforma primare e fuqisë kompjuterike. Gjatë një diskutimi në panel së bashku me Microsoft dhe Oculus, u vu theksi në nevojën për zhvillimin e një teknologjike më të fuqishme kompjuterike në paisjet mobile.

Teknologjia e ARM-së do të ndihmonte së shumti Oculus dhe teknologjinë e kësaj të fundit VR. Si arrihet kjo ? Duke zhvilluar proçesorë më të shpejtë, dhe çipe grafike të afta të përballojnë ekranet me rezolucion të lartë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>