Lajmet

ARM prezanton një sistem operativ për Internetin e Gjërave

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
ARM prezanton një sistem operativ për Internetin e Gjërave

armARM ka prezantuar platformën mbed IoT, një sistem i ri operativ dizenjuar për mikro kontrollerët për lidhjen e pajisjeve. Siç vë në dukje GigaOm, sistemi i ri operativ mbed zëvendëson softuerin e fragmentuar që zhvilluesit kanë përdorur për çipet ARM.

Partnerët do të kenë akses falas në mbed OS nga fundi i këtij viti, dhe pajisjet e para që do të kenë këtë platformë do të dalin në shitje përgjatë vitit të ardhshëm. ARM po ashtu do të ofrojë mbed Device Server që zhvilluesit mund të licencojnë për të ofruar mbështetje për pajisjet IoT. Pjesa e tretë e iniciativës është uebsiti komunitar mbed.org.

Teksa diskutimi rreth Internetit të Gjërave është rritur vitet e fundit, produktet aktuale IoT kanë ngecur pas. Si një nga kompanitë kryesore të çipeve mobile, ARM me shumë mundësi ka nevojë për themelimin e një platforme të besueshme IoT veçanërisht ku tashmë janë më shumë se 70,000 zhvillues mbed. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>