Siguri

Arnime sigurie nga Windows këtë javë

Mar 9 2009
0 Shpërndarje
Arnime sigurie nga Windows këtë javë

alt

Microsoft do të lëshojë tre arnime sigurie gjatë kësaj jave. Arnimet do të lëshohen ditën e martë, ndërsa ato priten ta rregullojnë së paku njërin prej problemeve më serioze me sistemin operativ.

Kompania për softuerë bëri të ditur se problemi më serioz është ai me dobësitë e programeve që mund të shfrytëzohen për të instaluar përmbajtje të infektuara në kompjuterin e ndonjë viktime që përdorë çfarëdo sistemi të Windows.

Arnimet për dy problemet e tjera nuk konsiderohen të jenë shumë të rrezikshme, ngase njëri prej këtyre problemeve nuk i prekë përdoruesit e Windows XP dhe Vista.

Microsoft lëshon arnime sigurie të martën e dytë të çdo muaji, duke ju dhënë që më parë klientëve njoftime të avancuara për përmbajtjen e arnimeve.

 

Lajmet e fundit>