Ja se si

Arnime të thjeshta për një treshe pengesash në Windows

Apr 7 2010
0 Shpërndarje
Arnime të thjeshta për një treshe pengesash në Windows

Zgjidhni mesazhet e error-it në Startup
Lexuesi Randy më tregoi për një problem bezdisës. Sa herë që ndez kompjuterin e tij, ai prodhonte një dritare Internet Explorer që shfaqte: ‘Cannot find “File:///”. Make Sure the path or Internet Address is correct.’
Instruksionet automatike sikurse këto të mësipërmet mund të shkaktojnë vërtetë dhimbje koke. Mendimi im është se Randy së fundi ka instaluar apo fshirë një program në kompjuterin e tij, të cilin po e kërkonte Windows, por nuk mund ta gjende gjatë startup-it.
Zgjidhja është përdorimi i një monitoruesi të startua-it që shfaq çdo gjë që tenton të niset gjatë procesit të nisjes, kështu që ju mund të përcaktoni cilat gjëra të lidhura me IE janë në grupin e ofenduesit dhe pastaj e fikni atë.
Nëse jeni kursyes i teknologjisë, ju rekomandoj veglën pa pagesë Autoruns (find.pcworld.com/59017). Pas nisjes së tij, klikoni në ndarjen Logon dhe shikoni për çfarëdo hyrjeje që lidhet me iexplorer.exe. Nëse gjeni një të tillë, largoni shenjën në kutinë përcjellëse dhe ristartoni kompjuterin. Është e dukshme se kjo do të përcillet nga një demo dhe një error, por në fund të fundit do të duhej të zgjidhte problemin.
Një zgjidhje e ngjashme, por më e thjeshtë, është vegla e integruar e Windows, Msconfig. Klikoni ndarjen startup dhe pastaj përcillini linjën komanduese (të cilën duhet ta rrisni për dukshmëri të plotë) për hyrje të lidhura me iexplorer.exe. Nëse gjeni një të tillë, largoni kutinë me shenjë, klikoni OK dhe ristartoni kompjuterin.

Merrni nën kontroll dritat LED të kompjuterit tuaj
Lexuesi Shawn shkroi për këtë çështje me elektricitet: “Unë kam një laptop Dell Studio. Kur e fik kompjuterin, drita e tastit të ndezjes mbetet e ndezur dhe blindon. Mënyra e vetme për të ndaluar këtë blindim është largimi i baterisë dhe vendosja e sërishme. Ju lutem më ndihmoni.”
Për t’iu adresuar kësaj ju keni dy rrugë të lehta. E para, ju mund të klikoni butonin start, të lëvizni miun në pjesën e poshtme të djathtë të menysë start dhe pastaj të klikoni Shut Down. (Ç’është kjo? Ju thoni se keni klikuar ikonën e butonit të ndezjes në anën e djathtë të kutisë së kërkimit? Kjo duket e ndjeshme, por sipas të dhënave normalisht Windows këtë ikonë e përdor për butonin e energjisë fizike dhe e referon me gjendjen standby).
E dyta, ju mund të ndryshoni funksionin e butonit të nisjes së laptopit tuaj, në atë mënyrë që prekja e tij vërtet ta ndalë Windows-in.  Në Vista, klikoni Start, shkruani poker dhe pastaj klikoni Power Options. Në anën e majtë, klikoni Choose what power buttons do. Ju do të duhej të shihni dy meny rënëse përkrah When I Press the poker button. Një meny liston opsionet kur laptopi punon me energji të baterisë; opsioni tjetër kur është i lidhur me rrymën. Zgjidhni të dhënat që dëshironi për secilin skenar. Klikoni Save Changes dhe ju keni mbaruar punë.
Ajo çfarë kurrë nuk duhet të bëni është largimi i baterisë kur drita LED po blindon. Kjo është ekuivalente me atë të fikjes së kompjuterit pa fikjen normale të Windows-it, gjë që mund të shkaktojë probleme.
Por, edhe në rast se jeni duke goditur ballin për këtë gjë, mos t’ua ndiejë: është një gabim që secili mund ta bëjë. Dua të them, është e logjikshme të mendohet se butoni i ndezjes do të duhej që gjithashtu ta fikte, apo jo?

Kaloni në pamje të plotë në aplikacione
Hapësira e monitorit është e tmerrshme nëse shpenzohet kot, por pavarësisht kësaj shumë njerëz sakrifikojnë pjesë të rëndësishme të pasurisë së patundshme të ekranit për t’i zënë ato me shirita veglash, të cilët paraqiten në web shfletues, përpunues të fjalëve dhe aplikacione të tjera. Nëse në vend të kësaj dëshironi të zgjeroni softuerin tuaj që të plotësojë tërë hapësirën e ekranit, mësoni këto shkurtesa të thjeshta dhe të dobishme me tastierë:

Chrome, Firefox dhe Internet Explorer: Shtypni  <F11> për të nisur shikimin e shfletuesit në ekran të plotë.
Google Dos: <Ctrl><Shift>-F fik shiritin e veglave të Google. <ESC> e kthen në gjendjen e mëparshme. Ju gjithashtu mund të përdorni trikun <F11> edhe këtu.
iTunes: <Ctrl>-F mundëson modulin e shikimit në ekran të plotë kur jeni në gjendjen e shikimit Cover Flow (dhe duket mjaft bukur në atë mënyrë); <Esc> rikthen shikimin standard.
Excel dhe Word: Shtypni <Alt>-V, dhe pastaj U për të mundësuar shikimin e plotë të aplikacionit. <ESC> ju largon prej saj.
Windows media Player: Gjersa jeni me pamje në Now Playing, shtypni <alt>-<Enter> për pamje në ekran të plotë. <ESC> për kthim prapa.

Lajmet e fundit>