Lajmet

Arnimet e fundit nga Microsoft përfshijnë pesë përditësime “kritike”

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Arnimet e fundit nga Microsoft përfshijnë pesë përditësime “kritike”

Dy ditë më parë ishte dita e fundit për arnimet e së martës të këtij viti. Tani janë shtatë buletine të rinj për siguri nga Microsoft-i këtë muaj dhe pesë nga ta janë vlerësuar si “kritik”.

Nëse përdorni Windows, Microsoft Office, ose Internet Explorer, ju keni punë për të bërë për t’i aplikuar këto arnime.

MS12-082 dhe MS12-083, që janë buletinet e sigurisë të lidhur me vrimat në DirectPlay, respektivisht IP-HTTPs janë vlerësuar si të rëndësishëm.

Buletinet për sigurinë kritike aplikohen në sistemin operativ Windows, Microsoft Office, shfletuesin Internet Explorer dhe Microsoft Exchange Server, dhe disa nga ata kërkojnë një rifillim që arnimi të marrë efekt.

Andrew Storms, i cili është drejtor i operacioneve të sigurisë për nCircle, e paraqet MS12-077 – përditësimin për Internet Explorer , si më urgjentin.

“Sulmuesit do të jenë duke shënjestruar blerësit online gjatë fundvitit me këtë vrimë, kështu që arnojeni këtë përpara se të bëni ndonjë gjë tjetër.”

Storms tregon gjithashtu për faktin që kjo vrimë kritike në IE prek të gjitha versionet, por është e mundshme për shfrytëzim vetëm në versionet e reja, që paraqiten si “më të sigurt” se paraardhësit e tyre, duke përfshirë IE10 në Windows RT.

Storms thotë: “Ne mund të sigurohemi që kjo vrimë nuk është dhuratë që Microsoft-i dëshironte të pranonte këtë sezon të festave.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>