Lajmet

Arnimet gjatë të martës nga Microsoft adresojnë dobësitë në Windows 8

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
Arnimet gjatë të martës nga Microsoft adresojnë dobësitë në Windows 8

Edhe pse është sistemi më i fundit operativ i njërës prej ndërmarrjeve më të mëdha softuerike, Windows 8 dhe Windows RT do të përditësohen gjatë ditës së martë nga Microsoft-i, që të dyja për të mbështetur Internet Explorer 10.

Buletini që ofron lajme për dobësitë adreson probleme të ngjashme në të gjitha versionet e Internet Explorer nga IE6 deri te IE10. Kjo nënkupton që sistemet operative të prekura përfshijnë Windows XP, Vista, Windows 7 dhe Windows 8.

“Ky është njëri nga disa buletinet dhe këtë muaj ka një ndikim kritik në kodin e tanishëm, duke goditur Windows 8, Windows RT dhe Windows 7 me një problem rreth ekzekutimit të kodit kritik nga larg,” thotë Paul Henry, analist mjeko-ligjor dhe i sigurisë në Lumension. “Ne rekomandojmë që ky buletin të jetë arnimi i parë dhe ju duhet të përditësoni Internet Explorer derisa jeni në të.”

Dobësitë e shfletuesit mund të çojnë deri tek shfrytëzimet që mund të shkarkohen nga uebfaqet e infektuara që mundësojnë ekzekutimin e kodit nga larg në pajisjet e prekura. Dobësia prek të gjithë desktopët Windows, “duke e bërë atë mjaft të ngjashëm si caku është për sulmuesit,” thotë Alex Horan, që është menaxher i lartë i produktit në CORE Security.

Shtatë buletine të tjerë janë të vlerësuar si të rëndësishëm

Është edhe një buletin i dytë kritik gjatë këtij muaji që prek Windows XP, Vista dhe 7. “Ky buletin nuk prek Windows 8 ose RT, por me gjasë ende do të ndikojë tek shumë njerëz sepse shumë ende mund të mos kenë përditësuar ato sisteme operative,” thotë Henry.

Shtatë buletine të tjerë janë të vlerësuar si të rëndësishëm, që nënkupton që ata mund të shfrytëzojnë për të marrë të dhëna të përdoruesve.

Njëri nga ta prek Windows Defender, që është pjesë e pakos së sigurisë në Windows 8 dhe Windows RT. “Windows Defender është një komponent i sigurisë për sistemet e reja operative, kështu që është pak shqetësuese për ta parë atë të ketë ndikuar këtu, edhe nëse në një nivel “të rëndësishëm” se sa kritik.

Nëse jeni duke e përdorur ndonjërin nga ato sisteme, unë do të arnoja së pari këtë buletin,” tha Henry. Nuk është shumë e qartë se çfarë problemi është me Windows Defender.

Një buletin tjetër është vlerësuar si i rëndësishëm që “gjithashtu mund të përfaqësojë njërën nga të parat dobësi të raportuara për Microsoft Office Web Apps 2010, që do të ishte i dukshëm në vetvete,” thotë Horan. (PCWorld Albanian)

Windows 8

Lajmet e fundit>