Siguri

Arrestohen dy të dyshuar për lidhjen me Anonymous

Sep 3 2011
0 Shpërndarje
Arrestohen dy të dyshuar për lidhjen me Anonymous

Personat e arrestuar, njëri 24 dhe tjetri 20 vjeçar, janë duke u ndalur në stacionet e policisë në South Yorkshire dhe në Londër.

Në një deklaratë, Scotland Yard tha që arrestimet ishin pjesë e bashkëpunimit ku u përfshin FBI-ja, policia e South Yorkshire dhe zbatues të tjerë të ligjit.

“Arrestimet lidhen me pyetësorët tonë në seritë me ndërhyrjet serioze kompjuterike dhe sulmet mospranuese të shërbimit të vuajtura nga një numër i ndërmarrjeve shumë-kombëtare, institucione publike dhe qeveri dhe agjensi zbatuese të ligjit në Britaninë e Madhe dhe Shtete të Bashkuara” deklaroi Mark Raymond, i cili është detektiv nga njësia metropolitane e e-krimit. “Ne jemi duke punuar për të gjetur dhe sjellur përpara gjykatave këta përgjegjës për këto shkelje penale, për të prishur grupe të këtilla dhe për t’i larguar të tjerët nga mendimi që të jenë pjesëmarrës në këtë lloj të veprimtarisë kriminale.”

Kayla është përfolur që është një vajzë 16 vjeçare. Në një dështim të HBGary gjatë fillimit të këtij viti, Kayla kishte rolin vendimtar duke u paraqitur si CEO i HBGary ndaj  specialistit të sigurisë në Nokia, Jussi Jaakonaho, i cili mori qasjen e grupit në serverët e ndërmarrjes.

Si shtesë për arrestimet “Kayla”, dy persona të tjerë gjatë të enjtes ishin akuzuar për lidhjen e tyre me sulmet e kryera nga grupi Anonymous. Personat, Christopher, 20, dhe Ashley Rhodes, 26 vjeçar do të paraqiten më 7 shtator në gjykatë.

Së fundi, një tjetër haktivist i profilit të lartë ishte arrestuar në Britani. 18 vjeçari Topiary veproi si zëdhënës për LulzSec./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>