Lajmet

Arrestohen tre ekzekutivë të HTC-së për zbulim të sekreteve të ndërmarrjes

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Arrestohen tre ekzekutivë të HTC-së për zbulim të sekreteve të ndërmarrjes

Tre ekzekutivë të dizajnit të punësuar nga prodhuesi i smartfonëve HTC janë arrestuar pas dyshimeve për zbulim të sekreteve të ndërmarrjes. Sipas Bangkok Post, prodhuesi i smartfonëve nga Tajvani, që ka vuajtur sa i përket shitjeve kohëve të fundit, tani duhet të merret me anëtarët e skuadrës së vet të dizajnit të cilët dyshohen se kanë planifikuar që të shesin disa sekrete të ndërmarrjes për rivalët kinezë.

Publikimi thotë që zëvendës presidenti i HTC-së për dizajnin e produktit, Thomas Chien, drejtori i zhvillimit dhe hulumtimit Wu Chien-Hung dhe menaxheri i lartë i dizajnit dhe inovacionit Justin Huang u arrestuan të premten pasi në zyra dhe shtëpi të tyre u kërkua për ndonjë vjedhje të dyshuar të “teknologjisë së ndërfaqes kyçe”. Thuhet që tre zyrtarët e ndërmarrjes HTC kanë folur me kompanitë kineze pasi kishin përgatitur dizajnin e smartfonëve të tyre, në mënyrë që me sukses të shesin teknologjinë që përdoret në smartofnët Sense 6.0 të cilët ende nuk janë lajmëruar nga HTC-së, lëshimi i të cilëve është shtyrë për më vonë këtë vit.

Që të tre të akuzuarit i mohojnë akuzat

HTC ka akuzuar ekzekutivët për vjedhje të sekreteve të traditës dhe thyerjes së besimit, që mund të jenë si arsye ku secila dënohet me dhjetë vite burgim në këtë rajon. Për më tepër, sipas China Times, HTC thotë se këta persona kanë marrë më tepër se 330,000 dollarë në mënyrë të jashtëligjshme për dizajnin me “kuponë të falsifikuar”.

Chien dhe Chien-Hung mbesin në kujdestari, ndërsa Huang është lënë i lirë me garanci, ka treguar zëdhënësja e zyrës së prokurorëve, Mou Hsin Huang, për Economic Times të Indisë.

Prodhuesi i smartfonëve tha që arrestimet nuk kishin ndikim në operacionet e veta, ndonëse pësuan rënie çmimet e aksioneve, pas lajmërimit. Në një deklaratë, HTC tha: “Ndërmarrja pret që punëtorët të vëzhgojnë dhe ushtrojnë nivelet më të larta të integritetit dhe etikës. Mbrojtja e pronës dhe vetive intelektuale, privatësisë dhe sigurisë së ndërmarrjes janë përgjegjësia kyçe themelore për çdo punëtor. Ndërmarrja nuk fal ndonjë shkelje. Çështja është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.”

Arrestimet janë problemet më të fundit në një listë të gjatë me të cilat është ballafaquar kjo ndërmarrje. Ndërmarrja ka paraparë një humbje operative në tremujorin e tretë të vitit për shkak të shpenzimeve të larta me ndërtimin e smartfonit të vet HTC One, duke pasur një “rrëshqitje” në hyrjet neto gjatë tremujorit të dytë për 83 për qind (41 milionë dollarë) dhe përfitime në tremujorin e parë prej vetëm 2.85 milionë dollarë, një rënie prej 98 për qind vit për vit. (PCWorld Albanian)

htc

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>