Siguri

Arrestohet hakeri që mori llogarinë e Presidentit Obama në Twitter

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
Arrestohet hakeri që mori llogarinë e Presidentit Obama në Twitter

Gjithashtu personi në fjalë identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte i papunë dhe dukshëm ka pasur disa aftësi teknike në raportuarin e tij. Zyrtarë të policisë në Francë kanë thënë se i dyshuar ka qenë në gjendje që të marrë fjalëkalimet nga administratorët e Twitter.

Në momentin që ka bërë këtë, ai ishte në gjendje të kyçej dhe të shihte të dhënat personale të secilit person që kishte një llogari në Twitter. Kapiteni i Policisë së Francës, Adeline Champagnat u shpreh se ka dëshmi se ai ka shikuar në veçanti llogaritë zyrtare të politikanëve dhe të yjeve të filmave/muzikës, por në realitet nuk ka shkaktuar asnjë lloj dëmi.

“A nuk ka marrë asgjë më shumë përveç llogarive personale. Por ai ka fituar kontroll mbi Twitter” tha ajo për Reuters.

FBI ka kontaktuar zyrtarë Francez gjatë vitit që shkoi për shkak se ka pasur arsye të besojë se dikush brenda këtij vendi ka përfituar qasje në skedarë konfidencial të Twitter.

Personi në fjalë është akuzuar me mashtrim në internet dhe po pret për seancën zyrtare në gjykatë.

Lajmet e fundit>