Lajmet

Arrestohet hakeri rus që sulmoi Amazon.com

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Arrestohet hakeri rus që sulmoi Amazon.com

Një rus ishte arrestuar në Qipro gjatë kësaj jave nën akuzën se ka kryer një mori sulmesh “ndërprerje të shërbimit” në Amazon.com gjatë vitit 2008. 

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara njoftuan se një shtetas rus ishte arrestuar nën akuzat për sulm ndaj kompanisë Amazon.com 

Dmitry Olegovich Zubakha, 25 vjeçar nga Moska, ishte arrestuar më 18 korrik për shkak të një urdhëri ndërkombëtar. Zubakha ishte paditur në majin e vitit 2011 për lëshimin e dy sulmeve “denial-of-service” (DoS) në faqen e Amazon. Padia, që ishte hapur gjatë ditës së enjte, e lidh atë gjithashtu për sulme tjera DoS në Priceline.com dhe eBay.  

“Këta banditë kibernetikë kryejnë dëme serioze ndaj bizneseve tona dhe konsumatorëve të tyre. Por urtësia e vjetër është e vërtetë: ushtria e ligjit është e madhe,” tha avokatja e Shteteve të Bashkuara, Jenny A.  Durkan, që drejton Komitetin e Departamentit të Drejtësisë për Krimin Kibernetik dhe për Zbatim të Pronës Intelektuale, në një  deklaratë. “Ky i pandehur nuk do të mund të fshihej në hapësirën  kibernetike dhe unë i përgëzoj agjensitë ndërkombëtare për zbatim të ligjit të cilat e ndoqën atë dhe bën të mundur arrestimin e tij.” 

Sipas autoriteteve amerikane, incidentet kanë ndodhur në qershorin e vitit 2008. Më 6 qershor dhe pastaj sërish më 9 qershor të po atij viti, Zubakha dhe miku i tij, hakeri Sergey Logashov, janë të dyshuar për nisjen e një sulmi DoS kundër Amazon që rezultoi me ndërprerje të shërbimit për rreth disa orë. (PCWorld Albanian) 

Lajmet e fundit>