Lajmet

Arrestohet holandezi për njërin prej sulmeve më të mëdha DDoS

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Arrestohet holandezi për njërin prej sulmeve më të mëdha DDoS

Një holandez 35 vjeçar u arrestua gjatë të martës në Spanjë, si pjesë e një hetimi në një sulm të shkallës së lartë DDoS që kishte si cak një organizatë që bën luftimin e spamit të quajtur Spamhaus Project, gjatë muajit mars.

I dyshuari u arrestua nga autoritetet spanjolle në Barcelonë duke u bazuar në një urdhër evropian për arrestim dhe pritet që të bëhet së shpejti bartja në Holandë, tha gjatë të premtes, në një komunikatë për shtyp Shërbimi Publik Holandez për Ndjekje Penale.

Sulmi DDoS gjatë muajit mars kundër Spamhaus është me bujë të madhe sepse është i një niveli tepër të madh, sepse është raportuar se ka prekur disa nyja të shkëmbimit të internetit në Evropë.

Disa burime, duke përfshirë CloudFlare, që është ndërmarrje me bazë në San Francisko që mban uebfaqen e Spamhaus në rrjetin e vet për shpërndarje të përmbajtjes, tha në atë kohë që bandwidthi i sulmit kishte arritur vlerën 300Gbps, duke e bërë atë si sulmin më të madh DDoS në histori.

Sidoqoftë, madhësia e sulmit e raportuar fillimisht më pas ishte sfiduar nga ndërmarrjet e tjera.

Një grup i quajtur Stophaus Movement, anëtarët e të cilit përfshijnë ndërmarrjet dhe individët e raportuar si spamerë nga Spamhaus, morën përgjegjësinë për sulmin.

Shërbimi Holandez për Ndjekje Penale nuk zbuloi emrin e plotë të të dyshuarit të arrestuar gjatë të enjtes në Spanjë dhe iu referua atij vetëm me inicialet S.K, për arsye të privatësisë dhe hetimit. (PCWorld Albanian)

hacker

Lajmet e fundit>