Lajmet

Arrestohet i dyshuari për sulmet DDoS që përdorte furgonin si zyre të lëvizshme

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Arrestohet i dyshuari për sulmet DDoS që përdorte furgonin si zyre të lëvizshme

Personi i dyshuar për pjesëmarrje në një sulm të madh DDoS ndaj një organizate kundër spamit që shkaktoi ndërprerje të internetit ka shëtitur përreth Spanjës në një furgon të përdorur si një zyre të lëvizshme, tha Ministria e Brendshme spanjolle gjatë të dielës.

Ai furgon ishte pajisur me disa antena që përdoreshin për të skanuar frekuencat, tha ministria në një dedklaratë për shtyp.

Gjatë të enjtes, policia spanjolle kishte bërë arrestimin e një 35 vjeçari holandez në Barcelonë pasi ishte i dyshuar se kishte kryer sulme kibernetike kundër Spamhaus, grup jofitimprurës që zhvillon lista të përdorura mjaft shumë të rrjeteve që identifikohen si shpërndarës të spamit.

Policia spanjolle publikoi një video të një vendbanimi të rrallë të cilin ata e bastisën. Fotografitë paraqitnin dhomën në të cilën ishin të shpërndara kabllot dhe pajisjet kompjuterike, duke përfshirë ruterët, një kompjuter Mac Mini, laptopë, një antenë dhe një krevat fëmijësh me librin “Quicksilver” nga Neal Stephenson në të. Gjithashtu u paraqitën disa vula, në dy nga të cilat shkruhej “Sekret i NATO-s” dhe “Të paklasifikuara, NATO”.

Ky person është identifikuar nga një zyrtar i afërm me hetuesinë si Sven Kamphuis, i cili ka mohuar përfshirjen. Autoritetet holandeze kanë identifikuar të dyshuarin vetëm me inicialet “S.K.” për shkak të privatësisë. Kamphis ka thënë që beson që sulmet kishin zanafillë nga anëtarët e Stophaus, që është grupi që synon të ndalë Spamhaus-in për shkak të punës së vet kundër spamit.

Sulmi DDoS ishte vlerësuar se kishte arritur vlerë më të lartë se 300Gbps, duke e bërë atë si njërin nga sulmet më të mëdha, por ekspertët e sigurisë nuk u pajtuan për ndikimin e tij në internet. Sulmi shkaktoi probleme për nyjat evropiane për shkëmbim të internetit ku ISP-të lidhen për të bartur trafik tek njëri-tjetri.

Ministria e Brendshme, që nuk e emërtoi të dyshuarin, tha që ata kanë gjetur dy laptopë dhe dokumente nga vendi i banimit. Në kohën e arrestimit të tij, njeriu, nga Alkmaar, Holandë, tha që ishte ministri i Telekomunikacionit dhe Punëve të Jashtme i Republikës së CyberBunker, tha policia spanjolle.

CyberBunker.com është një ofrues i shërbimeve host duke u bazuar në një ish – objekt ushtarak në Holandë. Ai ka si specialitet hostimet e ashtuquajtura “bulletproof”, ose një që i reziston përpjekjeve për zbatim të ligjit për të larguar përmbajtje të caktuar nga interneti. Ai thotë që nuk ka përfshirje në spam dhe nuk lejon trafikun SMTP, që është protokolli i përdorur për të dërguar e-maile.

Kamhuis drejton një ofrues të rrjetit të quajtur CB3ROB, që ofronte shërbime për CyberBunker. CB3ROB është vendosur në listën e zezë nga Spamhaus për veprimtarinë në lidhje me botnetët spam dhe mashtrimet e tipit të zhvatjes. (PCWorld Albanian)

ddos

Tags >

DDoS
Lajmet e fundit>