Blog

Arrestohet në Greqi një i dyshuar për pastrim të 4 miliard dollarëve përmes bitcoin

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Bitcoin është një prej monedhave të para dixhitale që përdor kriptografinë për të siguruar dhe mbajtur të fshehtë transaksionet dhe bërë pothuajse të pamundur nënshtrimin ndaj rregulloreve konvencionale financiare. Arrestohet në Greqi një i dyshuar për pastrim të 4 miliard dollarëve përmes bitcoin Photo Source: AFP

Një shtetas Rus i cili dyshohet se fshihet pas një prej bursave më të vjetra të monedhës dixhitale dhe të një skeme pastrimi parash me vlerë 4 miliard dollar është arrestuar në Greqi thanë burimet policisë Greke.

Policia e identifikoi si Alexander Vinnik, 38 vjeç, dhe u arrestua në një plazh në Greqinë Veriore me kërkesë të autoriteteve të Amerikane. Policia tha Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Dy burime të afërta anonime me exchange (këmbimoren) BTC-e thanë se Vinnik ishte një prej personave kryesorë pas platformës e cila është offline që nga dita e Marte si rezultat i problemeve teknike.

Policia tha se të paktën 4 miliard dollar në kesh janë pastruar përmes një platforme bitcoin që nga 2011-ta, viti kur BTC-e është themeluar. Plot 7 milion bitcoin janë depozituar dhe 5.5 milion tërhequr që nga ajo kohë.

Bitcoin është një prej monedhave të para dixhitale që përdor kriptografinë për të siguruar dhe mbajtur të fshehtë transaksionet dhe bërë pothuajse të pamundur nënshtrimin ndaj rregulloreve konvencionale financiare.

Arrestimi i Vinnik është i fundit i një serie operacionesh Amerikane kundër kriminelëve kibernetikë Rusë në Evropë. Javën e kaluar Departamenti Amerikan i Drejtësisë mbylli tregun e zi AlphaBay.

Themeluar në 2011-ën, BTC-e është një prej exchange (këmbimoren) më të hershme të monedhave dixhitale e cila lejon kryerjen e transaksioneve të bitcoin në dollar por edhe monedha të tjera virtuale. Deri më sot njerëzit pas kësaj burse ngelen anonim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>