Lajmet

Arrestohet në Rusi hulumtuesi i Kaspersky Lab

Jan 27 2017
0 Shpërndarje
Është arrestuar në Rusi një hulumtues sigurie i cili punonte pranë firmës së shquar të antiviruseve Kaspersky Lab. Arrestohet në Rusi hulumtuesi i Kaspersky Lab Photo Source: Kaspersky Lab

Ruslan Stoyanov, anëtar i ekipit investigativ pranë Kaspersky, u arrestua gjatë Dhjetor ndërsa lajmi u publikua vetëm ditët e fundit.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi ndaj parave që ai merrte nga firmat e huaja. Tek Kaspersky ai kujdesej për hetimin e sulmeve dhe thyrjeve të sigurisë ndaj kompanive Ruse.

Kaspersky Lab tha se arrestimi i nuk kishte të bënte me funksionin tij tek Kaspersky Lab. “Ruslan Stoyanov është në hetim për një periudhë kohore kur ai nuk ishte i punësuar pranë Kaspersky Lab,” tha kompania në një qëndrim zyrtar.

Stoyanov iu bashkua Kaspersky në 2012. Përpara se të punonte tek kjo firmë ai kishte qenë pjesë e firmave të tjera të sigurisë. Që nga 2002 deri në 2006 ai kishte një rol të një rëndësie të lartë në divizionin e sigurisë kibernetike pranë Ministrisë së Brendshme Ruse.

Forbes tha se arrestimi i Stoyanov parashikohej në nin 275 të Kodit Penral Rus ku prokurorët mund të arrestonin persona të akuzuar për asistentë dhe mbështetje teknike dhe financiare për organizatat e huaja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>