Blog

Arrestohet në SHBA hakeri i cili parandaloi përhapjen e WannaCry

Aug 3 2017
0 Shpërndarje
Arrestimi i raportuar nga Motherboard, thuhet se përfshin edhe FBI-në. Nuk dihet nëse Hutchins është duke u marrë në pyetje. Arrestohet në SHBA hakeri i cili parandaloi përhapjen e WannaCry

Hulumtuesi Britanik i sigurisë kibernetike i cili u tha se kishte parandaluar përhapjen më të gjerë të ransomware WannaCry dhe shpëtuar NHS-në Britanike është arrestuar në Las Vegas.

NHS është në mesin e organizatave nga 100 shtete të prekura nga ransomware i cili filloi sulmin më 12 Maj.

23 vjeçari Marcus Hutchins u përfol në media si personi i cili kishte ndaluar përhapjen e maluerit.

“Jemi në dijeni të ngjarjes,” tha një zëdhënës i Qendrës Britanike për Sigurinë Kibernetike. “Kjo është një çështje që u takon agjencive të zbatimit të ligjit dhe nuk do të ishte mirë të komentohej,” vijoi ai më tej.

Arrestimi i raportuar nga Motherboard, thuhet se përfshin edhe FBI-në. Nuk dihet nëse Hutchins është duke u marrë në pyetje.

Hulumtuesi kishte udhëtuar drejt Las Vegas për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë kibernetike Def Con. /PCWorld Albanian

Tags >

WannaCry
Lajmet e fundit>