Lajmet

Arrestohet një nga pjesëtarët e grupit që fshihet pas sulmit të PlayStation dhe Xbox One

Jan 2 2015
0 Shpërndarje
Arrestohet një nga pjesëtarët e grupit që fshihet pas sulmit të PlayStation dhe Xbox One

Një pjesëtar i grupit që mori përsipër përgjegjësinë për sulmet DDoS ndaj PlayStation dhe Xbox One gjatë Krishtlindjeve, është arrestuar gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar. 22-vjecari Vinnie Omari, i cili pretendohet të jetë pjesë e grupit ‘Lizard Squad’ u arrestua nga autoritet me akuzën e mashtrimit.

networkstock1_1020.0

Policia e Thames Valley deklaroi se ky arrestim u bë i mundur në sajë të bashkëpunimi me ‘hajdutët’ e PayPal. Por Omari e kundërshtoi duke thënë se policia kishte hyrë në sendet e tij personale si telefon, kompjuter dhe llogaritë e e-mailit. Ai shtoi se ata i kishin marrë madje dhe Xbox-in e tij, laptopët dhe USB-të.

Omari u identifikua gjatë një interviste për Sky News ku ai u shfaq në një video i pamaskuar si anëtar i Lizard Squad. Tani për tani ai gjendet në paraburgim ndërsa seanca e parë gjyqësore është caktuar në datën 10 mars. Provat e gjetura në shtëpinë e Omari po përdoren nga policia për të identifikuar dhe arrestuar dhe bashkëpunëtorët e tjerë të sulmit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>