Lajmet

Arrestohet një prej të dyshuarve për hakimin e zgjedhjeve presidenciale Amerikane

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Pyotr Levashov, i arrestuar më 7 Prill në Barcelonë, tashmë po përgatitet për tu përballur me autoritetet Spanjolle. Arrestohet një prej të dyshuarve për hakimin e zgjedhjeve presidenciale Amerikane Photo Source: Getty Images

Policia Spanjolle ka arrestuar një programues Rus me akuzat e përfshirjes në hakimin e zgjedhjeve presidenciale Amerikane raportuan mediat vendase.

Pyotr Levashov, i arrestuar më 7 Prill në Barcelonë, tashmë po përgatitet për tu përballur me autoritetet Spanjolle.

Sipas Agjencisë Franceze të lajmeve Levashov është arrestuar pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ekstradim të tij. Ai është në mesin e të dyshuarve nga autoritetet për hakimin e cili ndihmoi Donald Trump-in të zgjidhej president.

Ekspertë kibernetikë të profilit të lartë si Brian Krebs kanë sulmuar vazhdimisht Levashov si “mastermind” e shumë sulmeve kibernetike me spam. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>