Lajmet

Arrestohet pasi përqeshi në Twitter partinë kineze

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
Arrestohet pasi përqeshi në Twitter partinë kineze

Autoritetet kineze kanë arrestuar një përdorues të Twitter-it në vend për postim të një shakaje politike në kohën kur po bëhej ndryshimi i udhëheqjes qeveritare më herët gjatë këtij muaji, sipas atyre që qëndrojnë prapa një peticioni që kërkon lirimin e tij.

Përdouesi Zhai Xiaobin ishte arrestuar për postimin në Twitter , ku tallej me Kongresin e 18-të të Partisë Komuniste të Kinës, tha Wen Yunchao, i cili është blogues që ka shkruar peticionin. Familjes së tij i ishte thënë që ai ishte duke u arrestuar për shpërndarje të informacionit të rremë dhe të tmerrshëm.

Në postimin e tij, Zhai krahasoi kongresin e partisë me seritë e filmit horror “Final Destination”, kësaj here me politikanët të goditur nga vdekja dhe mbytja graduale.

“Final Destination 6 ka mbërritur.Holli i Madh i njerëzve mbyllet dhe mbi 2000 njerëz në takim janë të vdekur, përveç shtatë prej tyre. Por pastaj, të shtatit vdesin, njëri pas tjetrit në mënyra të çuditshme. A është një lojë e Zotit, ose zemërim i Vdekjes? Si numri misterioz, 18, do të zhbllokojë portën e Ferrit? Premierat për të gjithë më 8 nëntor për të ju sjell një përvojë tërmet!” thuhej në porosinë e shënuar në Twitter, e cila është përkthyer në anglisht.

Sipas peticionit, Zhai është duke u mbajtur në qendrën e arrestit në qarkun Miyun, në veri të Pekinit. Thirrjet ishin bërë në qendrën për arrestim ditën e martë, por personat që iu përgjigjën telefonit mohuan që t’iu përgjigjen pyetjeve.

Byroja Publike e Sigurisë në Pekin nuk iu përgjigj kërkesës së menjëhershme për të komentuar. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>