Biznes

Arrestohet për korrupsion lideri i grupit Samsung Jay Y. Lee

Feb 17 2017
0 Shpërndarje
Arrestohet për korrupsion lideri i grupit Samsung Jay Y. Lee Photo Source: Getty Images

Mëngjesin e së Premtes gjykata e Seulit lëshoi një mandat arresti në Korenë e Jugut për liderin e grupit Samsung Jay Y. Lee nën akuzat e korrupsionit.

Sipas BBC-së, gjykata kishte thënë: “Është i domosdoshëm arrestimi i Lee bazuar në disa prova të reja.” Lee konsiderohet si lideri de fakto i grupit Samsung pas shtrimit në spital të babait të tij në 2014-ën.

Hetuesit besojnë se Lee është i përfshirë në një skandal korruptiv i cili shkon deri tek Presidentja Park Geun Hye. Prokurorët pretendojnë se Samsung ka ofruar 37 milion dollar rryshfet për disa organizata të lidhura me miken e presidentes Choi Soon-sil.

Këto para do ti jepnin Samsung dritën jeshile nga qeveria për shkrirjen e dy filialeve të kompanisë në Korenë e Jugut. Lee është ekzekutivi i parë i kompanisë i arrestuar nën akuza kriminale. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>