Lajmet

Arrihet me Google Glass live stream-i i parë i një operacioni

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
Arrihet me Google Glass live stream-i i parë i një operacioni

Një kirurg në Ohio të SHBA-së ka arritur të transmetojë të plotë një operacion në gju përmes syzeve Google Glass.

Transmetimi është mundësuar për kolegët që ndodheshin larg, duke dëshmuar se si mund të përdoret teknologjia “që vishet” në botën e mjekësisë.

Dr. Christopher Kaeding, kirurg në Ohio State University Wexner Medical Center, po realizonte një operacion në ligamentet e dëmtuara të një pacienti 47 vjeçar. Ai mbante syzet Google Glass gjatë operacionit për t’u treguar kolegëve të tij që ndodheshin me kilometra larg veprimet sipas vizionit të tij.

Videoja u ndoq nga kolegë dhe studentë të mjekësisë nga vendndodhje të ndryshme në Columbus, Ohio. “Që të tregohem i sinqertë, sapo hyra në operacion më doli nga mendja që pajisja ishte atje,” u shpreh doktori në një intervistë, duke nënkuptuar se syzet janë vërtet shumë të lehta dhe me to mësohesh menjëherë.

Por potenciali i Google Glass shkon përtej transmetimit të një operacioni. Ekspertët besojnë se doktorët do të mund ta përdorin atë gjatë operacioneve për të parë analizat e rrezeve X, të rezonancave magnetike apo për të kujtuar raporte dhe materiale të tjera të rëndësishme.

Zhvilluesit kanë filluar që tani të theksojnë rëndësinë e Google Glass në komunitetin mjekësor. (PCWorld Albanian)

google glass

Lajmet e fundit>