Harduer

Arrin gjenerata e dytë e procesorëve të Intel

Jan 3 2011
0 Shpërndarje
Arrin gjenerata e dytë e procesorëve të Intel

Sandy Bridge është shprehja me të cilën Intel po e quan gjeneratën e saj të dytë të procesorëve të familjes “Core” – të cilët paraqesin edhe një hap të madh për prodhuesin për shkak se për herë të parë në një produkt të tregut të konsumatorëve, çipi grafik është i integruar direkt në procesorin kryesor për të mundësuar kështu performancë më të fuqishme. Dizajni esencialisht ofron funksionin grafik pa pagesë, duke mundësuar kështu që prodhuesit e kompjuterëve të paraqesin laptop që nuk duhet  të bazohen gjithnjë në një procesor të ngarë grafik nga AMD apo Nvidia.

“Çdo gjë ka të bëjë për pamje grafike apo performancë më të mençur” tha Tom Kilroy, zëvendës president i lartë dhe menaxher i përgjithshëm i Intel Sales dhe Marketing Group, në një intervistë gjatë javës që shkoi për CNET.

Çipat e rinj do të kenë Intel Turbo Boost 2.0 që është një teknologji që shpejton dhe ngadalëson procesorin për të përshtatur performancën dhe fuqinë. Këto janë disa prej veçorive tjera.

  • 20 procesorë të rinj Core i3, i5 ose i7: çipat e parë do të ofrohen nga janari në laptopa dhe do të jenë me katër bërthama
  • Më shumë se 500 PC sisteme të reja: nga prodhues të ndryshëm anembanë botës
  • Silikon i avancuar grafik: i ndërtuar direkt në procesorin kryesor
  • Sinkronizim i shpejtë i videos: përshpejtim të enkodimit/dekodimit të media formateve
  • Turbo Boos 2.0: monitorim efikas i fuqisë së procesorit
  • Intel Wireless Display 2.0: WiDi 2.0 sjellë përmbajtjen në ekrane HDTV me rezolucion 1080p HD
  • Intel Insider: qasje direkte në filma

Procesorët do të kenë edhe një teknologji në çip që duhet Insider e cila do të hap përmbajtje Premium HD për kompjuterët e konsumatorëve. Intel ka bërë të ditur se çipat do të paraqiten gradualisht në treg dhe sistemet me dy bërthama do të ofrohen gjatë shkurtit kurse ata me katër bërthama do të jenë në duar të konsumatorëve duke filluar nga 9 janari.

Shumë prej sistemeve Sandy Bridge do të demonstrohen në CES 2011. /pcworldalbanian

Lista e plotë e llojeve të procesorëve të rinj:

Intel Core i7

    Extreme Edition i7-2920XM
    i7-2820QM
    i7-2720QM
    i7-2630QM, 2635QM
    i7-2620M
    i7-2649M
    i7-2629M (LV)
    i7-2657M
    i7-2617M (ULV)

Intel Core i5

    i5-2540M
    i5-2520M
    i5-2410M
    i5-2537M (ULV)

Intel Core i3

    i3-2310M

Lajmet e fundit>