Biznes

Arrin në 600 miliard dollar vlera e përgjithshme e monedhave kriptografike në qarkullim

Dec 19 2017
0 Shpërndarje
Kloni i bitcoin që u shkëput në Gusht, u rrit me 22% në 24 orët e fundit dhe aktualisht këmbehet me 2,250 dollar. Arrin në 600 miliard dollar vlera e përgjithshme e monedhave kriptografike në qarkullim

Vlera e tregut e të gjitha monedhave kriptografike në qarkullim arriti në 600 miliard dollar për herë të parë ditën e sotme.

Të dhënat që vinë nga CoinMarketCap.com tregojnë se vlera e përgjithshme arriti në 603.3 miliard dollar.

Por, disa orë më pas ajo ra në 598.7 miliard dollar, e megjithatë është dyfishi i vlerës që ishte një muaj më parë.

Në mesin e pesë monedha kriptografike më të mëdha, bitcoin cash ka parë rritjen më të madhe.

Kloni i bitcoin që u shkëput në Gusht, u rrit me 22% në 24 orët e fundit dhe aktualisht këmbehet me 2,250 dollar.

Sakaq bitcoin që nga fundjave vijon të sillet mes 18,000 dhe 19,000 dollarëve. Monedha më popullore në botë ka një vlerë tregu prej 315 miliard dollarësh, më shumë se gjysëm e vlerës së përgjithshme të të gjitha kriptomonedhave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>