Analiza

Arrinë IPv6, ku qëndron Shqipëria dhe Kosova?

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Arrinë IPv6, ku qëndron Shqipëria dhe Kosova?

Derisa Shqipëria dhe Kosova ende vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të ndryshme të posedimit dhe menaxhimit të IP adresave, teknologjia dhe bota moderne tashmë kanë filluar implementin dhe tranzicionin në versionin e gjashtë të Protokollit të Internetit IPv6 (Internet Protocol version 6).                                                                

Në Shqipëri shpërndarja e IP-ve vazhdon të jetë ende me Lagje, ashtu siç vazhdon të jetë problemi edhe në Kosovë. Madje, në Kosovë shumë ofrues të shërbimeve të Internetit (ISP- Internet Service Providers) kanë të regjistruara IP-të me shtetin e Shqipërisë, problem ky që e vështirëson analizimin dhe mbikëqyrjen e trafikut edhe nga vet shteti shqiptar, ashtu siç e pamundëson vlerësimin real, analizimin e përdorimit, depërtimit në treg si dhe shumë rezultate tjera të rëndësishme për shqiptarët dhe shtetin.

Derisa ne ballafaqohemi me këto fenomene, përkundër faktit se jemi në epokën e “Shqipërisë Digjitale”, sot, më 6 qershor 2012, epoka e Internetit ka shënuar një ditë të re për gjeneratën e ardhshme.

Bota sot ka shënon ditën e fillimit të IPv6 (IPv6 Launch Day). 

Gjithçka që ka nisur një vit më parë si një testim 24 orësh, është bërë realitet dhe është funksionalizuar sot, ditën e mërkurë, më 6 qershor 2012, kur kompanitë e mëdha të Internetit të kalojnë edhe zyrtarisht në teknologjinë e rrjetit IPv6. 

Koha e testimit mbaron kur Facebook, Cisco, Camcast, dhe të tjerët të aktivizojnë përfundimisht gjeneratën e re të teknologjisë së Internetit me më shumë hapësirë. Çfarë do të thotë kjo?

Dhe tani nuk ka kthim prapa.  

Arbor Network, kompani që monitoron nga afër trafikun e Internetit, thotë se “IPv6 po aktivizohet fillimisht në më shumë se 1,500 Ueb faqe dhe ofrues të shërbimeve të Internetit në rreth 22 shtete.” 

Versioni 6 i IP-së ka një të arritur shumë të madhe në krahasim me standardin IPv4, e që është hapësira për rritje. Megjithatë, kalimi në IPv6 nuk është i thjeshtë, dhe kjo është njëra prej arsyeve që shumica e organizatave të Internetit u bashkuan për ngjarjen e së mërkurës ku u lansua IPv6 nga grupi i standardeve dhe avokimit të quajtur “Internet Society.” 

Praktikisht, IPv6 tashmë veç ka arritur në Internet, dhe ekziston një rrugë e gjatë për t’u përshkruar pas kësaj ngjarjeje. Por dita e lansimit është një kryevepër. Ja disa prej arsyeve pse IPv6 është e rendësishme.  

Arsyeja e parë vjen për shkak se me IPv4 është “harxhur” hapësira e Internetit. 

Sot, IPv4 përdoret për të shkruar adresën e të gjithë smartfonëve, kompjuterëve, serverëve, printerëve me Internet në mënyrë që të gjitha pajisjet të këmbejnë të dhëna të ndryshme. Për shembull, kompjuteri juaj duhet ta dijë IP adresën e PCWorld.al për ta lexuar pikërisht lajmin që po e lexoni tani, dhe serveri i PCWorld.al duhet të dijë IP adresën e kompjuterit tuaj për të ja dërguar informacionin. 

IPv4, ofron vetëm 4.3 miliardë adresa (2 deri në rangun /32, ose 4,294,967,296, për të qenë më preciz). Kjo mund të tingëlloj si shumë, por dita ditës po rritet edhe numri i pajisjeve që kyçen në Internet dhe shumë nga adresat IPv4 janë shfrytëzuar nga organizata apo për nevoja të ndryshme shtetërore si dhe nga kompani që shumë më përpara kanë rezervuar numra të konsiderueshëm të IP-ve.

Përfundimi i kësaj është se i ashtuquajturi “harxhimi i adresave IPv4” është shumë real: Gypi përmes së cilit kanë kaluar këto adresa, është zbrazur. Dhe ky është një problem për bizneset që dëshirojnë të ofrojnë shërbime të reja Interneti ose për bartësit që dëshirojnë të shesin edhe disa milionë smartfonë. 

IPv6 vjen si shpëtimtar! Ky ofron 340 adresa decimale (2 deri në rangun /128, ose 340,282,366,920,938,463,463,374,607,431,768,211,456, për të qenë më preciz). 

Ekziston vetëm një problem rreth IPv6- dhe kjo do të thotë se i tërë Interneti- është i shtrenjtë, kërkon shumë punë, dhe është një domosdoshmëri për të cilën industria e kompjuterëve ka luftuar tash e sa kohë. Komisioni Federal për Komunikim tregon madhësinë relative të hapësirës së adresave të Internetit IPv6.

 Sa është reale IPv6? 

Mundësia për të krijuar rrjete IPv6 ka ekzistuar që nga viti 1999, por ka pasur shumë pak arsye për ta bërë këtë. Shumica e njerëzve atë botë nuk kanë pasur kompjuterë, pajisje rrjeti, apo ofrues të shërbimeve të Internetit që kanë mundur të arrijnë faqet IPv6 në Internet, dhe shumica e Ueb faqeve kanë pasur shumë pak kapacitet për t’i përshtatur faqet e tyre në IPv6. 

 Por kjo gjë po ndryshon tani. 

Pas ditës së mërkurë, kushdo që ka lidhje IPv6 do të ketë mundësinë që të marrë të dhëna nga një faqe Interneti IPv6. Fraksioni i trafikut të Internetit do të jetë i vogël,  por  pastaj do të rritet shpejt. Veçoritë e Yahoo që do të kenë të aktivizuar IPv6 të mërkurën përfshijnë Ueb faqen Yahoo.com, My Yahoo dhe OMG.  

Jason Fesler, evangjelisti i IPv6 të Yahoo-së thotë: “Për faqet me IPv6, pres që të kenë një përqindje të vogël vizitash në vitin e parë prej 10 deri në 15 përqind.” 

Përmes një partneriteti të quajtur Atlas, Arbor Networks, vështron të dhënat anonime nga 253 ofrues të shërbimeve të Internetit, 125 prej të cilëve përdorin trafikun IPv6.

Arbor ka matur transmetimin prej 10 gigabit për sekond të trafikut të IP-ve, tha menaxheri i produktit Scott Iekel-Johnson. Kjo është e barabartë me 0.04 përqind të trafikut të përgjithshëm në Atlas, dhe 0.09 përqind e trafikut në ofruesit e shërbimeve të Internetit që bartin IPv6. 

Hurricane Electric, një kompani rrjetash që ka quar përpara teknologjinë dhe shërbimet IPv6 për më shumë se një dekadë, thotë se kalimi në IPv6 është shumë real. “Grupi i  shërbimeve profesionale të Hurricane Electric ka pranuar një mori kërkesash nga njerëzit që dëshirojnë të trajnohen në përdorimin dhe zgjerimin e IPv6,” tha Owen DeLong, drejtor i shërbimeve profesionale në Hurricane Electronic. 

Dhe bazuar në monitorimin e Internetit, Cisco parashikon që “do të jenë mëse 8 miliardë pajisje mobile me IPv6 deri në vitin 2016, prej 1 miliard sa ishin në vitin 2011. Globalisht 40 përqind e të gjitha pajisjeve në rrjeta do të jenë të bazuara në IPv6, nga 10 përqind sa ishin në vitin 2011”.

Inxhinieri i Cisco-së, Mark Townsley tha se përkrahja IPv6 tashmë ka filluar të bëhet realitet për lidhjet e rrjetit, dhe kjo do t’i shtyej ofruesit e shërbimeve të Internetit dhe kompanitë e tjera të rrjetave që të shtojnë përkrahjen e tyre në mënyrë që IPv6 të bëhet funksionale. 

Ai tha se “sa i përket përmbajtjes, ne po shohim që 50,60 apo 70 përqind e përmbajtjes IPv6 do të jetë e disponueshme  deri në fund të vitit.” Edhe pse Windows XP nuk ofron përkrahje për IPv6, Townsley tha, se në të ardhmen pritet që të shtohet. “Lajmi i mirë është se 30 deri në 40 përqind e kompjuterëve nuk kanë IPv6, dhe gjatë 1 apo 2 viteve të ardhshme kjo shifër do të bie në 1 deri 2 përqind. Pajisjet Android dhe iOS  së bashku me versionet e reja të Windows dhe OS X, tashmë ofrojnë përkrahje për IPv6. Grafika e shfrytëzimit të trafikut e bazuar në ditën e IPv6 deri në ditën e fillimit të IPv6.

 Pse duhet të na interesoj dita e lansimit të IPv6? 

Kjo ngjarje pritet që të shfaqë angazhime të profilit të lartë për tranzicionin, duke jua bërë të qartë të gjithë të prapambeturve se është më mirë që t’i bashkohen këtij programi. Kjo thirrje vlen veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën.

 Rreth ndryshimeve që filluan që dje, ditën e mërkurë: 

 • Disa ofrues të shërbimeve të Internetit do të ndezin IPv6 për së paku 1 përqind të konsumatorëve të tyre që do të kenë qasje IPv6. Në mesin e ofruesve janë AT&T, Comcast, Time Warner Cable, Free Telecom, Internode, KDDI, dhe XS4ALL. 

Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk dihet nëse ndonjëri nga ofruesit e shërbimeve do të jetë në gjendje të na e ofrojnë këtë mundësi.

 • Prodhuesit e pajisjeve të rrjetit si Cisco dhe D-Link do të aktivizojnë IPv6.  

 • Google, Microsoft, Facebook, dhe Yahoo do të aktivizojnë qasjen IPv6 në Ueb faqet e tyre. Yahoo gjithashtu ka premtuar se do të ofroj Yahoo Sports, Yahoo Mail dhe Yahoo Finance përmes IPv6 gjatë muajve të ardhshëm. Disa shërbime tashmë veç kanë IPv6, por njerëzit duhet të klikojnë një Ueb adresë tjetër si p.sh. http://ipv6test.google.com/  

Praktikisht, lansimi i IPv6 – tranzicioni që ka qenë në zhvillim e sipër për shumë vite, dhe që do të kërkoj edhe shumë vite tjera për t’u kryer- sapo ka filluar. 

 A mund ta ndreqim IPv4? 

Ekzistojnë disa mënyra për ta lehtësuar këtë problem. Mënyra më e mirë është ndarja e një adrese të mesme në disa pajisje. Nëse keni rrjet pa tela (Wireless), mundësitë janë që ai të ndajë IP adresën e tij me kompjuterët, telefonët, konzollat e lojërave, TV-të dhe me pajisje tjera elektronike. 

Kjo gjë quhet përkthimi i adresës së rrjetit (NAT- Network address translation). Detyra e ruterit tuaj pa tela është që të jetë rojtari i trafikut që vështron të dhënat e dërguara nga të gjitha këto pajisje dhe që drejton trafikun në pajisjen e duhur. 

Analogjia e botës reale në NAT është një rrugë me 10 adresa. Kur dikush ndërton një objekt 6 katësh në rrugën 8 Elm, atëherë ajo adresë e rrugës mund të ndahet me tërë banorët e atij objekti. Një anologji tjetër është edhe daljet e numrave telefonik: një kompani mund të ketë vetëm një numër telefoni që qon në 10,000 numra shtesë për secilin punonjës. 

 Bukur – me NAT, problemi u ndreq, apo jo? 

Po edhe jo. NAT ka qenë një ndihmë shumë e madhe në zgjerimin e jetëgjatësisë së IPv4 dhe industria me sjelljen e IPv6 gjithashtu ka sjellur edhe probleme e veta.  

Problemi kryesor është se NAT thyen modelin ideal të rrjetit që një pajisje ka një adresë aktuale që e bënë më të lehtë lokalizimin në Internet. NAT shfaqë adresa, të cilat për disa arsye sigurie mund të jenë të besueshme, mirëpo për transferimin e të dhënave janë një problem në vete. 

Ja se çfarë deklaron John Curran, shef ekzekutiv i Regjistrit Amerikan për Numra të Internetit (ARIN): Interneti është i ndërtuar mbi parimin “nga fundi në fund”;  p.sh. aftësia e një pajisjeje për të arritur fundin tjetër të lidhjes.   

NAT nënkupton se ekzistojnë qytetarë të dorës së parë në rrjet me adresat e tyre si dhe qytetarët e dorës së dytë që janë të vështirë për t’u arritur. Kjo krijon një hierarki në të cilën shërbimet duhet të dizajnohen rreth një numri të vogël serverësh që mundësojnë komunikimin direkt për çdo pajisje. 

Ja një shembull që DeLong përdor për të treguar mangësitë e NAT: Sot, planifikimi automatik i regjistrit në TiVO përfshinë vendosjen e kërkesës për planifikim në Ueb faqen dhe TiVO dhe serverët e TiVO presin që të pranohet ai planifikim, në mënyrë që marrësi juaj TiVO duhet të jetë në lidhje konstante dhe të kontrolloj me TiVO çdo disa minuta kërkesën për ta ekzekutuar, pra për ta realizuar inçizimin e planifikuar. Nëse inçizimi i planifikuar vjen pas disa çastesh, ajo nuk mund të komunikohet në marrësin digjital.  

 A do të ketë ndonjë problem, të Mërkurën e ardhshme?

Për një pjesë të vogël të njerëzve po, mirëpo jo edhe për shumicën. 

Vitin e kaluar dita botërore e IPv6 tregoi që ekzistojnë probleme, por në përgjithësi aktivizimi i shërbimeve IPv6 nuk e ka dëmtuar Internetin. 

Yahoo, që ka participuar në testime, ka bërë matje shumë të kujdesshme të fraksionit të vizitorëve  të vet që kanë pasur probleme me IPv6. Fesler thotë se pak ditë para ngjarjes së ditës së IPv6 kanë qenë rreth 0.055 vizitorë që kanë pasur probleme. Dhe pas një jave, kjo përqindje ka zbritur në 0.022 përqind. 

Megjithatë, problemet janë rikthyer, edhe pse shumica e njerëzve mund të mos e dijnë këtë. “Që nga viti i kaluar, vazhdimisht kemi pasur një rritje prej 0.030 përqind. Për shkak se disa Ueb faqe kanë funksionuar e IPv6, këta përdorues nuk kanë pasë arsye të kuptojnë se diçka po shkon keq.” 

 Çfarë nuk është në rregull? 

Për një pjesë të vogël, problemi shpesh shfaqet brenda një grupi të caktuar, tha Fesler: “Shumica e problemeve janë lokale dhe zakonisht shfaqen në kompjuterin e përdoruesit. Problemet mund të ndërlidhen me ruterin që ata mund të kenë- disa implementime të hershme të IPv6 përfundimisht nuk janë në përputhje me interesat më të mira të konsumatorit. Dhe fatmirësisht, ekzistojnë azhurnime edhe për këto implementime të hershme”. 

Në rastet tjera, kjo mund të lidhet edhe me kompjuterin shtëpiak. IPv6 mund të aktivizohet në shtëpi- mirëpo firewall i instaluar në kompjuter mund të mos kuptoj një gjë të tillë (dhe të bllokoj trafikun).  

Për shembull, një personit që i është caktuar një IPv4 adresë, mund të provoj të shfletoj një Ueb faqe të bazuar në IPv4. Por linja në mes mund të kërkoj IPv6, dhe në këtë rast hardueri duhet të paketoj dhe t’i transmetoj të dhënat nga IPv4 në IPv6, t’i shpërndaj ato në anën tjetër, dhe pastaj ti kthej sërish tek kompjuteri tjetër. Kjo duhet të përsëritet për secilën pako të të dhënave që dërgohen në secilin drejtim, dhe që shkaktojnë ngadalësimin e performancës së rrjetit dhe rrisin komplikimin. 

 A kam unë ndonjë problem? 

Për të kuptuar nëse jeni të afektuar mund të provoni faqen e testimit të IPv6 në www.test-ipv6.com. Edhe faqja IPvngaYahoo ju ofron një testim si dhe këshilla se si mund t’i rregulloni gjërat. Testoni kompjuterin tuaj se a është në gjendje të vazhdon të punon: kliko këtu.

Probleme janë shfaqur në Japonia, tha Fesler, duke shtuar se kanë ndodhur për shkak të disa ofruesve që kanë aktivizuar IPv6 për të ju mundësuar abonuesve t’u qasen shërbimeve të caktuara si telefonisë dhe televizionit e që nuk janë pjese e Internetit. Trafiku në Internetin e rregulltë vazhdon të zhvillohet përmes standartit Protokollit IPv4. 

Kjo është gjë e mirë- përveç që dizajni mashtron shfletuesit se janë duke shfaqur përmbajtje IPv6, e që në fakt kjo përmbajtje nuk është e disponueshme. Kjo nënkupton performancë të dobët të Uebit për shkak se shfletuesit provojnë të lidhen përmes IPv6 para se të kthehen në IPv4.

Fatkeqësisht, deri më tani, vetëm disa nga ne kanë pasur mundësinë ta testojnë këtë teknologji, por, shumica jonë që jetojmë në Shqipëri dhe në Kosovë, do të vazhdojmë të shpresojmë se një ditë, kjo ëndërr edhe për ne do të bëhet realitet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>