Harduer

Arrinë smartfoni më i hollë – Oppo Finder

May 30 2012
0 Shpërndarje
Arrinë smartfoni më i hollë – Oppo Finder

Kurorën e smartfonit më të vogël në treg do ta merr prodhuesi kinez Oppo. Modeli i tyre Finder së shpejti do të gjindet në treg si smartfoni më i hollë deri më tani.  

Këtë titull deri më tani e mbante poashtu një “kinez”. Finder nga Oppo është i hollë vetëm 6.65mm, që është më i hollë për 0.03mm se Ascend PI nga Huawei, i cili rekordin e mbante që nga janari i këtij viti. Sa për ta bërë një krahasim, iPhone 4S i Apple është 9.3mm, Galaxy S2 i Samsung është 8.45mm kurse Droid RAZR i Motorolës 7.1mm. 

Në këtë shtëpizë të vogël është futur harduer i respektuar – 1.5 Ghz procesor dy bërthamësh, 1GB RAM dhe 16GB për ruajtjen e të dhënave. Operon me sistemin operativ Android me versionin Ice Cream Sandwich, ka ekran prej 4.3 inçësh AMOLED dhe kamerë 8 megapikselëshe me mundësi të regjistrimit të videove 1080 pikselë. 

Shitja në tregun kinez do të filloj prej 6 qershorit, çmimi aktual për paraporosi është 600 dollarë, por shtrohet pyetja kur dhe – se a do të – vjen në tregun europian?. Në videon më poshtë mund të shikoni se si modeli Finder duket në profil në krahasim me konkurrentët. (PCWorld Albanian) 

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>