Analiza

Arsyeja pse ju duhet të blini një Chromebook në vend të një laptopi Mac apo Windows

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Arsyeja pse ju duhet të blini një Chromebook në vend të një laptopi Mac apo Windows

chromebookKur Google lajmëroi se do të nxirrte në treg një laptop të lehtë në peshë që funksiononte si një sistem operativ, ekspertët ngritën shumë pyetje.

Pse të dalin kundër Windows? Pse mos të përdorin sistemin Android? Shohim sot që shitjet e Chromebook-ut jo shumë të shtrenjtë, po rriten me një ritëm të pabesueshëm që askush nuk e priste, sidomos në shkolla.

Kjo sigurisht që ka kuptim pasi një nxënës shkolle nuk ka përse të harxhojë dyfishin për blerjen e një laptopi Windows apo Mac, kur fare mirë të njëjtën punë mund ta kryejë Chromebook-u shumë më i lirë.

Për përdorim personal sigurisht që shumë kanë zgjedhur Windows apo Mac në vend të Chromebook, për shkak të fuqisë dhe fleksibiliteti të tyre. Një ekspert shprehet se fakti që Chromebook nuk quhet “full OS” ka bërë që mos të shitet aq shumë për përdorim personal. Por e tashmja tregon që Chromebook ka ditur mirë të kthejë dobësitë e tij në fuqinë më të madhe.

Përdoruesit shprehen se nuk ka rëndësi se çfarë lloj “OS” ndodhet pas dritareve të kompjuterit, është Chrome kudo. Chromebook është i shpejtë pa ndërprerje, gjithashtu në të mund të kryhen shumë detyra që bëhen dhe në laptopët normalë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>