Lajmet

Arsyet pse njerëzit nuk bëjnë azhurnime të programeve

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Arsyet pse njerëzit nuk bëjnë azhurnime të programeve

Ndoshta në ditët e sotme është shumë e thjeshtë të mbarosh punë të rëndësishme, por kur bëhet fjalë për azhurnimin e programeve, shumica e njerëzve e anashkalojnë.

Tre kompanitë, Skype, Symantec dhe TomTom ndërmorrën një nismë për të realizuar një sondazh se pse nuk bëhen azhurnimet e programeve.

Sipas rezultateve, 40% e njerëzve shprehen se nuk i azhurnojnë rregullisht softuerët kur u shfaqen mesazhet e azhurnimit. Më shumë se gjysma thanë se kanë nevojë të shohin një mesazh azhurnimi nga 2 – 5 herë për ta shkarkuar dhe instaluar atë.

Sondazhi u krye online për konsumatorët amerikanë, britanikë dhe gjermanë dhe rezultoi se rreth ¼ e tyre nuk e kuptojnë se çfarë bën saktësisht azhurnimi. E njëjta përqindje u shpreh se nuk e kupton ku është thelbi i azhurnimit në mënyrë periodike.

Edhe midis atyre që i njihnin përfitimet e azhurnimit, kishte një përqindje të konsiderueshme (¼) që shprehen se nuk dinë ku të kontrollojnë për të bërë azhurnimet.

Një arsye tjetër pse njerëzit nuk bëjnë azhurnim është koha e nevojshme për përfundimin e procesit. Arsyet tjera variojnë tek ‘shqetësimet për sigurinë e kompjuterit – prandaj nuk instaloj çdo gjë që më del para’, ‘nuk ka asnjë përfitim të dukshëm për mua’, ‘zgjasin shumë dhe nuk më tregojnë se çfarë bën saktësisht ky azhurnim’.

Disa rezultate të tjera të sondazhit jepen më poshtë:

– 42% e amerikanëve nuk bëjnë azhurnime kur ju kërkohet, 41% është kjo shifër për anglezët dhe 37% për gjermanët.

– Meshkujt bëjnë më tepër azhurnime se femrat.

– ¼ e njerëzve shprehen se nuk e dinë se çfarë bën azhurnimi në mënyrë specifike dhe cilat janë përfitimet e tij. ¼ tjetër shprehen se duan ta shohin të paktën dy herë mesazhin për ta bërë azhurnimin. ¼ thonë se nuk dinë ku të kontrollojnë për të parë nëse softueri ka nevojë për azhurnim.

– Arsyet kryesore për azhurnim ishin: 76% mendonin për të mbajtur kompjuterin të sigurt, larg viruseve dhe hakerëve, 67% për t’u siguruar se sistemi nuk do të pësonte bllokime, 47% për të qënë gjithmonë të azhurnuar, 52% për arsyen se ato janë pa pagesë.

– Arsyet kryesore për të mos bërë azhurnim: 45% shqetësohen pëer sigurinë e kompjuterit, 27% mendojnë se zgjasin shumë, 25% mendojnë se nuk ka ndonjë përfitim real, 26% për arsye se nuk e dinë se çfarë bën azhurnimi, 20% besojnë se azhurnimi u’a ngadalëson kompjuterin dhe 18% për arsye se versionet e reja kane defekte dhe bllokojnë shpesh programin. (CIO Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>