Lajmet

ART e vendsour në largimin e operatorëve ilegal

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
ART e vendsour në largimin e operatorëve ilegal

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka caktuar datën për heqjen e antenave serbe në Kosovë, por nuk bën të ditur ditën

Kreu i ART-së, Ekrem Hoxha thotë se kjo do të ndodhë shpejt. Vendosmërinë e ART’së nuk e ka zbehur as takimi me përfaqësuesit e ICO`së, KFOR-it dhe Qeverisë, në të cilin takim iu rekomandua ART-së që në fazën e dytë të heqjes se operatorëve ilegalë të jetë më e kujdesshme dhe t’i koordinojë veprimet me organizmat e tjerë të sigurisë.

Faza e dytë ka qenë e paraparaparë të fillojë me 18 qershor, moment kur edhe ka skaduar afati i komunave për largimin e antenave ilegale, por sipas udhëheqësit të ART-së, këto vonesa janë shkaktuar për shkak të disa detajeve dhe jo presionit për shtyrjen e fazës së dytë.

Lajmet e fundit>