Biznes

Art House përmbyll vitin 2009 me sukses

Dec 10 2009
0 Shpërndarje
Art House përmbyll vitin 2009 me sukses

Të pranishmit i mirëpriti shefi ekzekutiv i Art House, Blin Zeqiri, i cili në fjalinë hyrëse foli disa fjalë të shkurtëra rreth kompanisë dhe rreth temave që do të shtjellohen.

Në prezantimin e parë hyrës Veton Nici nga Art House Service Menager, paraqiti detaje rreth Office Document Optimization Assessment Project. Në kuadër të këtij prezantimi z. Nici shpjegoi më gjerësisht rreth dy temave kryesore: Office Document Optimization Assessment dhe Results of Office Document Assessment. Ai shpjegoi se shfrytëzimi i printerëve multifunksional nga Xerox redukton kostot e printimit dhe në këtë mënyrë kënaq nevojat e konsumatorëve.  z. Nici tregoi edhe printerët multifunksional nga Xerox të cilët i ofron Art House, dhe blerja e tyre mund të bëhet në këtë kompani, por duke përcjellë disa procedura.

Albert Teedev, Menaxher Regjional për Balkan i Xerox-it, në një fjalim të shkurtër tregoi historikun e Xerox-it si kompani dhe zgjidhjet që ofron ajo, e pastaj tregoi sesi në vitin 2002 u arrit partneriteti me Art House. z. Tedeev u shpreh mjaft i kënaqur me partneritetin me Art House, dhe bazuar në një hulumtim të IDC-së të cilin ai e përmendi, Xerox ka rreth 80% të tregut në Kosovë. “Do të synojmë njëqind përqindëshin” u shpreh ai.

Pamje nga Konferenca

Jovan Tomic Xerox Key Account Menager, prezantoi temën e  tretë në lidhje me Automated Documents and Mailing Factories (ADMF). Falë këtij shërbimi Xerox ofron mundësinë për reduktimin e shpenzimeve ditore për kompanitë, dhe përmes kësaj ato do të jenë në gjendje të reduktojnë shpenzimet dhe të kalkojnë saktë shpenzimet e tyre.

“Xerox-i është një prej pionierëve dhe kompani e dëshmuar anembanë botës në printim. Këtë e dëshmojnë dokumentet, certifikatat, mirënjohjet etj, që janë ofruar prej partnerëve të ndryshëm. Konsumatorët tanë janë në telekomunikacion, institucionet financiare, institucionet qeveritare si dhe kompanitë e sigurimit”  u shpreh z. Tomic. Në rast të shfrytëzimit të ADMF do të minimizohen kostot, do të ofrohen mundësi të reja në treg si dhe ofrohet më shumë efikasitet.  “E rëndësishme është që konsumatori të merr me kohë faturat, të paguaj me kohë dhe në fund edhe ju të paguheni me kohë. Ky është qëllimi i të gjithëve” tha ai.

Me rastin e përmbylljes së konferencës të pranishmit morën pjesë në një lojë shpërblyese që si shpërblim kishte një printer multifunksional nga Xerox.

Lajmet e fundit>