Lajmet

ART miraton rregulloren për operatorët

Jun 18 2010
0 Shpërndarje
ART miraton rregulloren për operatorët

Sipas ART kjo rregullore vlen për të gjithë operatorët e telefonisë fikse me fuqi të ndjeshme në treg të cilët ofrojnë qasje në rrjet, dhe për të gjithë operatorët mobil që ART do t’i definojë më vonë si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg. 

Qëllimi i rregullores për zgjedhjen dhe parazgjedhjen e operatorit është që të nxisë konkurrencë produktive në një mjedis të liberalizuar të telekomunikimeve, konsumatorët të përfitojnë nga shërbimet telekomunikuese që u përshtaten më së miri dhe që nevojat e tyre të përmirësohen veçanërisht për sa i përket çmimit dhe cilësisë.

Kjo teknikë e aplikuar (zgjedhja-parazgjedhja) nxit operatorët të ulin çmimet, zvogëlojnë koston dhe të paraqesin shërbime të reja më shpejtë, duke sjellë kështu përfitime për të gjithë konsumatorët.

Sipas rregullores, Zgjedhja e Operatorit për secilën thirrje për thirrjet ndërkombëtare duhet të bëhet e mundshme në Kosovë deri më 28 shkurt 2011, kurse, Parazgjedhja e Operatorit me mundësi ndryshimi për thirrjet ndërkombëtare  duhet të bëhet e mundshme në Kosovë deri më 28 shtatorë 2012.

Lajmet e fundit>