Lajmet

ART obligon qytetarët e Kosovës që të regjistrojnë numrin e tyre mobil

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
ART obligon qytetarët e Kosovës që të regjistrojnë numrin e tyre mobil

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit i Kosovës ka marr vendim që klientët e telefonive mobile në Kosovë që duan t’i shfrytëzojnë numrat e tyre, të japin të dhënat e tyre identifikuese (letërnjoftimin, pasaportën, patentë shoferin apo ndonjë autorizim të vërtetuar) për regjistrimin e numrit të tyre, përndryshe nëse kjo nuk  ndodh atëherë këta numra do të bllokohen, duke përfshirë edhe ata numra që mund të qarkullojnë në tregun e zi.

Rregullorja në fjalë ka hyrë në fuqi me 1 shtator të këtij viti, dhe si e tillë ajo obligon që të gjithë që blejnë SIM kartelë të cilido operatorë të paraqiten në ndonjë prej pikave të shitjes së operatorit ose në ndonjë vend tjetër të përcaktuar nga operatori, për të bërë aktivizimin e saj. Ndërsa secili konsumatorë që blen SIM kartelë pas datës 1 Janar , 2011 nuk do të mundet të bëjë aktivizimin e SIM Kartelës përderisa nuk kompleton procedurën e regjistrimit me operatorin e përzgjedhur nga ai.

Lajmet e fundit>