Lajmet

ART dështoi, antenat ilegale serbe sërish funksionale

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
ART dështoi, antenat ilegale serbe sërish funksionale

Gazeta Express përmes një shkrimi të botuar sot thekson se nevojat për telekomunikim të qytetarëve serb janë duke u plotësuar në nivel  të mjaftueshëm nga operatori ilegal serb 064, që po vazhdon të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës, ndërsa edhe matjet e fundit nga PTK tregojnë se ky operator shtrihet në së paku nëntë vendbanime të Kosovës. Prezenca e operatorëve tjerë rreth brezit kufitar me Maqedoninë, Shqipërinë e Malin e Zi, nuk mungon, dhe sipas matjeve, shihet një prezencë e madhe e operatorëve të huaj, si T-Mobile MK dhe One MK, Eagle Mobile AL, T-Mobile CG dhe M:Tel CG.

Matjet e fundit nga Postë-Telekomi i Kosovës, gjatë muajit nëntor, kanë detektuar së paku nëntë vendbanime, ku shtrihet ky operator. Sipas kësaj analize, del se operatori serb MTS (064) shfrytëzon mbi 30 për qind të brezit frekuencor të Valës.

“Nga matjet e fundit në territorin e Kosovës, gjatë muajit nëntor 2010 dhe analizës së tyre, është detektuar prezenca e sinjalit të operatorit serb MTS-064 në disa zona të Kosovës”, tha Arsim Bilalli, menaxher për informim në PTK.

Këto gjetje vijnë vetëm një muaj pasi Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit (ART) zbatoi edhe fazën e dytë për heqjen e antenave ilegale. Ky autoritet pati konfirmuar se është ndërprerë bërthama dhe kapacitetet kryesore të operatorëve ilegalë.

Lajmet e fundit>