Lajmet

ART hedh në shitje pajisjet e operatorëve ilegal në Kosovë

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
ART hedh në shitje pajisjet e operatorëve ilegal në Kosovë

Pajisjet e konfiskuara të antenave të operatorëve ilegalë nuk do të mbeten vetëm nën administrim të autoriteteve kosovare. Pritet që këto pajisje të shiten sipas procedurave të caktuara ligjore. Mjetet që do dalin nga shitja e tyre do të derdhen në buxhetin e Kosovës.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se është mjaft e arsyeshme shitja e tyre dhe gjenerimi i të hyrave nga këto pajisje. Gjatë këtij viti ky autoritet ka ndërmarrë dy aksione për largimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile, shkruan sot gazeta Express.

Ekrem Hoxha, drejtor i bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), tha se të gjitha pajisjet e konfiskuara të këtyre antenave janë nën administrim të sigurisë së lartë të këtij institucioni.

“Deri në marrjen e vendimeve përkatëse nga autoriteti ligjor i ART-se, këto do të mbeten nën administrim të këtij autoriteti, përfshirë këtu edhe konsideratën për shitjen e tyre në procedura të përgjithshme të përcaktuara me akte normative për pajisjet e konfiskuara dhe procedurat e kushtet specifike të imponuara nga autoriteti ligjor – Bordi i ART-së”, tha Hoxha. /telegrafi.com

Lajmet e fundit>