Blog

Arta Shehu Zaimi fiton medaljen e artë në Start-up Games organizuar në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër

Jul 9 2018
0 Shpërndarje
Fokusi i JCoders është në arsim, ekipi përbëhet nga persona të kualifikuar dhe me eksperiencë të thekësuar në programim, si dhe të aprovuar si edukator në fushën e programimit. Arta Shehu Zaimi fiton medaljen e artë në Start-up Games organizuar në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër

Në Start-up Games organizuar në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër, themeluesja e Akademisë JCoders, Arta Shehu Zaimi mori medaljen e artë.

Në këtë garë morën pjesë mëse 20 startup nga industri të ndryshme si ajo e dronëve, aviacionit, edukimit dhe fintech.

Arta Shehu Zaimi ishte finaliste në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards në kategorinë Femra e Vitit.

Një vit më parë nxënësit e Akademisë JCoders do të rrëmbenin çmimin Ylli në Ngritje në edicionin e pestë.

jCoders është themeluar në korrik te vitit 2015, dhe filloi punën me fëmijët e parë në nëntor të të njëjtit vit.

Ai është institucioni i parë i akredituar nga AKK dhe MASHT i cili filloj të ndërtoj bazën e njohurisë teknologjike për të rinjtë shqiptar duke i hap dyert për fëmijët nga mosha 8.

Fokusi i JCoders është në arsim, ekipi përbëhet nga persona të kualifikuar dhe me eksperiencë të theksuar në programim, si dhe të aprovuar si edukator në fushën e programimit.

Arta fitoi medaljen e Artë LabBox.

Samiti i Ballkanit Perëndimor i cili do të kulmojmë më 10 Korrik në Londër synon të sjellë afër liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët Evropian për të forcuar bashkëpunimin në siguri, për të rritur stabilitetin ekonomik dhe inkurajuar bashkëpunimin politik.

Aktiviteti WB Start-up Games mbahet paralelisht me Samitin dhe ka në fokus promovimin e talenteve kreative dhe sipërmarrësi në këtë rajon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>