Analiza

Artikujt më të lexuar në Wikipedia në vitin 2012

Dec 30 2012
0 Shpërndarje
Artikujt më të lexuar në Wikipedia në vitin 2012

Disa ditë më parë Google Zeitgeist publikoi termat më të kërkuar të vitit në motorin më të madh të kërkimit, ndërkohë që sot prezantohen artikujt më të lexuar në rrjetin e enciklopedisë më të madhe online, Wikipedia.

Edhe pse vetë faqja e Wikipedia-s nuk publikon rezultate të përmbledhura të ngjashme me këto në fund të vitit, zhvilluesit kanë arritur të gjejnë listën me artikujt më të kërkuar të vitit. Kështu për shembull, inxhinieri softuerik suedez Johan Gunnarsson ka publikuar online rezultatet.

Këto janë 10 faqet më të lexuara në Wikipedia-n, versioni anglisht:

1. Facebook (32,647,942)

2. Wiki (29,613,759)

3. Deaths in 2012 (25,418,587)

4. One Direction (22,351,637)

5. The Avengers (2012 film) (22,268,644)

6. Fifty Shades of Grey (21,779,423)

7. 2012 phenomenon (20,619,920)

8. The Dark Knight Rises (18,882,885)

9. Google (18,508,719)

10. The Hunger Games (18,431,626)

Ndoshta surpriza më e madhe për të gjithë ne vjen nga kurioziteti që kanë njerëzit për të lexuar mbi Facebook-un. Ndërkohë, në versionet në gjuhë të tjera të Wikipedia-s, bien në sy gjëra edhe më të çuditshme.

Në japonisht, faqja më e kërkuar ishte ajo e një pornostareje; në italisht artikulli më i lexuar ishte ai mbi serialin televiziv Grey’s Anatomy; në gjermanisht termi më i kërkuar ishte ai mbi “cul de sac streets”. (PCWorld Albanian)

Wikipedia

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>