Blog

Artistët e rrugës në Londër, të parët në botë që do të paguhen me karta krediti

May 29 2018
0 Shpërndarje
Projekti Busk në Londër,një iniciativë nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka partnerizuar me kompaninë iZettle Artistët e rrugës në Londër, të parët në botë që do të paguhen me karta krediti

Herën tjetër kur të kaloni në rrugët e Londrës ku ka interpretues, përdorni kartën tuaj të kreditit në vend të disa të hollave. Qyteti po transformohet në një sistem pagash pa kontakt ,duke u dhënë lexuesve të kartave të interpretuesve mundësinë që t’u lejojnë atyre të vendosin një sasi të caktuar parash për të dhuruar dhe pranuar nga kalimtarët.

Projekti Busk në Londër,një iniciativë nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka bashkëpunuar me kompaninë iZettle për interpretuesit – të njohur si buskers -për të pranuar tashmë pagesa përmes parave kesh, kartave dhe teknologjisë së veshur, sipas Sky News.

“Ky projekt ndihmon artistët në zhvillim për të nxitur talentet e tyre dhe u jep atyre mundësinë për të performuar  përpara një numri të madh njerëzish”,tha Khan në një deklaratë.”Unë jam i kënaqur që iZettle ka zgjedhur Londrën për të nisur këtë skemë inovative – duke u lejuar artistëve të pranojnë donacione nga pagesa me kartë,si dhe të holla”.

Sistemi i pagesave gjithashtu synon të rrisë sasinë e parave që interpretuesit marrin,sipas organizatorëve.Charlotte Campbell, e cila ka qenë pjesë e një grupi që përdor sistemin,i tha Sky News se tashmë ka pasur një “ndikim të rëndësishëm” në shumën e parave që ajo ka marrë gjatë dy javëve.

Kompania e teknologjisë duket të nxjerrë sistemin e pagave pa kontakt për organizatat bamirëse pas debutimit në rrugët e Londrës. Campbell i tha Sky News se përmirësimet e teknologjisë do të bëjnë më shumë se thjesht të rrisin linjën e fundit të interpretuesve.

“Unë besoj se nëse interpretuesit e rrugëve si unë nuk përshtaten me këtë sistem të ri drejt të cilit po shkojmë,ne rrezikojmë të bëhemi art i vdekur”,tha ajo. /PCWorld Albanian

Tags >

iZettle
Lajmet e fundit>