Lajmet

Artisti gjerman proteston kundër NSA-së para ambasadës amerikane në Berlin

Jul 20 2014
0 Shpërndarje
Artisti gjerman proteston kundër NSA-së para ambasadës amerikane në Berlin

687474703a2f2f7777772e74686576657267652e636f6d2f63686f7275735f696d616765732f33353831313037362f7374616e646172642f7273735f6c617267652f31343035373932343737Një artist është duke e përdorur një formë të modifikuar të “grafitit” për të protestuar kundër NSA-së. Gjatë ditës së shtunë, i vetëquajtur si “eksperti i marketingut guerilas”, Oliver Bienkowski përdori një projektor të fuqishëm të vendosur në një furgon për të ndriçuar anën e ambasadës amerikane. Projeksioni lavdëronte ambasadën me ilustrime të marra të presidentit Obama dhe një paralajmërim për të gjithë: “NSA në Shtëpi”.

Ambasada amerikane në Berlin është një hapësirë që ka shumë policë afër Portës Reichstag dhe Brandenburg dhe zyrtarët në qetësi e ndalën projeksionin brenda pak minutave, siç tregohet në një video të postuar online.

Kjo nuk është hera e parë që Bienkowski përdori pjesën anësore të ndërtesave si një vend për pasqyrim të punës së tij: vitin e kaluar, ai projektoi fjalët “Stasi i Bashkuar i Amerikës”, në strukturë në një protestë të mëparshme për aktivitetet e përgjimit. Për ata që nuk e dinë, Stasi ka qenë shërbimi i brendshëm i sigurisë i ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë, që është hequr në vitin 1989.

Gjatë vitit të kaluar kemi pasur acarime mes marrëdhënieve Gjermani-SHBA. Një varg i zbulimeve kanë treguar pjesërisht shtrirjen e aktiviteteve përgjuese të NSA-së në këtë shtet të fuqishëm evropian.

Dokumentet e vitit të kaluar zbuluan që telefoni celular i kancelares gjermane Angela Merkel ishte nën përgjim nga NSA-ja dhe janë shqetësime të tjera se këto përgjime janë të përhapura edhe përgjatë aktiviteteve të internetit që kalojnë përgjatë serverëve amerikanë. Javën e kaluar, gjermanët dëbuan një shef të CIA-s në Berlin si shenjë e pakënaqësisë me aktivitetet përgjuese të SHBA-së në vend. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>