Lajmet

Artmotion paralajmëron shërbime superiore

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Artmotion paralajmëron shërbime superiore

Kompania telekomunikuese ARTMOTION mesa duket është në fazën përfundimtare të lëshimit në funksion të rrjetit të saj vetanak për klientët rezidencial, dhe sipas asaj që thuhet më tej në njoftimin e publikuar në www.artmotion.net klientëve do t’ju ofrohen produkte shumë superiore në krahasim me produktet momentale të Internetit në tregun e Kosovës dhe rajonit.

Edhe pse informata tjera në këtë drejtim nuk ka pasur ne mund të hamendësojmë se Artmotion po përgatit një befasi për konkurrencën dhe ka gjasa të sjellë para tyre oferta interesante, të cilat padyshim do t’i kuptojmë me kohë edhe ne, dhe do t’ju njoftojmë edhe juve. 

Rreth Armotion

ARTMOTION fillimisht është krijuar në vitin 2001 si kompani private për ofrimin e shërbimeve të teknologjisë informative dhe pastaj në vitin 2003 ka filluar me ofrimin e shërbimeve të qasjes në internet dhe shërbimeve që mundësohen nga e njëjta infrastrukturë. Infrastruktura telekomunikuese e Artmotion është një ndër 4 më të mëdha për nga mbulueshmëria në Kosovë dhe në të sot mbështetën klientët afarist, ofruesit e shërbimeve dhe institucione të ndryshme.

ARTMOTION është një ndër 4 operatorët e Internetit në Kosovë me lidhje direkte të Internetit të cilën e importon dhe një ndër operatorët me kapacitetin më të madh të linjave të Internetit.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>