Lajmet

As punëtorët e Google nuk janë aktivë në Google+

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
As punëtorët e Google nuk janë aktivë në Google+

Nëse Google dëshiron të rris lidhshmërinë në Google+, sipas një “mjeti” të ri përgjues, duhet që t’i këshillonte punëtorët e vet që të jenë më aktivë në postime në rrjetin shoqëror.

Sipas Google Plus Ghosts, faqe që u lëshua këtë javë për të ndjekur se sa aktivë ishin përdoruesit në Google+, gati një e treta e punëtorëve të Google nuk kanë përditësuar profilet e tyre në Google+ në muajin e kaluar.

Për më tepër, rreth një e pesta e punëtorëve të Google, sipas faqes, nuk kanë postuar në Google+ në tre muaj.

Sidoqoftë, shifrat nuk llogarisin përditësimet private që punëtorët e Google mund të postojnë në Google+, një fakt që mund të thuhet se kësaj faqe është “duke i munguar një pjesë e madhe e pikturës”.

Duke punuar në mënyrë strikte për postimet publike, Google Plus Ghosts zhvendoset përgjatë rrjetit shoqëror për të gjetur më tepër se 2,000 përdorues që kanë treguar në faqet e profileve të tyre në Google+ që ata punojnë në Google dhe ndjek se sa shpesh këto profile përditësohen.

Google+ është raportuar që ka rreth 100 milionë përdorues aktivë mujorë

Google është kritikuar në të kaluarën për ngurrimin gjatë të kaluarës nga themeluesit dhe ekzekutivët e vet që në mënyrë aktive të lidhen në rrjetin shoqëror. Në të vërtet, u deshën të kalojnë disa muaj që kryetari ekzekutiv i ndërmarrjes Eric Schmidt të regjistrohet në Google+.

Mbi të gjitha, Google+ është raportuar që ka rreth 100 milionë përdorues aktivë mujorë, por disa studime kanë ngritur dyshimet rreth asaj se sa të vërtet janë këta përdorues.

Një raport gjatë muajit gusht gjeti që përdoruesit në Facebook ishin shtatë herë më aktivë se sa ata në Google+ dhe që përdoruesit në Twitter ishin 33 herë më aktivë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>