Harduer

As Sony nuk mendon se telefonët aktualë të kompanisë janë të mirë

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
As Sony nuk mendon se telefonët aktualë të kompanisë janë të mirë

Mesa duket, linja e fundit e smartfonëve të Sony-t, Xperia mund të jenë shumë të mira parë me syrin e James Bondit, por jo me atë të vetë kompanisë.

Shefi i departamentit të shitjeve në Sony tha se kompania po bëhet gati të hyjë në treg me një konkurrues të plotë të iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S III, duke lënë të nënkuptohet se telefonët aktualë të kompanisë nuk janë konkurrentë të drejtpërdrejtë të tyre.

Në bisedën për gjermanen Financial Times, zëvendës presidenti i shitjeve dhe marketingut në Sony Dennis van Schie u shpreh: “Ne do të krijojmë në të ardhmen e afërt një model që të konkurrojë drejtpërdrejt me iPhone-n e Apple dhe Galaxy S III e Samsung-ut.”

Ai nuk dha asnjë detaj tjetër mbi karakteristika të reja të këtij modeli, por mesa duket do të na duhet të presim deri në eventin CES 2013 në janar, ku, sipas raportimeve, kompania po planifikon të zbulojë telefonin e radhës.

Pritet që integrimi i përmirësuar me lojërat të jetë ndër karakteristikat e reja kyçe të këtij versioni të ri.

Ndoshta ata që kanë tashmë një Sony Xperia T (i cili ishte edhe celulari i James Bondit në filmin e fundit Skyfall) mund të ndihen disi të lënduar nga kjo deklaratë.

Vështrim: Sony Xperia S

Xperia T funksionon me Android, ka procesor dual-core 1.5GHz, ekran HD 1,280 x 720 me madhësi 4.6 inç, si dhe një kamer mbresëlënëse prej 13-megapixel.

Deri tani përshtypjet mbi të kanë qenë të ndryshme. Veçanërisht dallohen kritikat pozitive mbi shkëlqimin e dizajnit dhe kamerën e cilësisë së lartë, ndërsa jetëgjatësia e baterisë nga ana tjetër, raportohet të mos jetë edhe aq e madhe. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>