Lajmet

Asistenti dixhital i Windows Phone Cortana, tashmë mund të shpjegojë fjalë

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Asistenti dixhital i Windows Phone Cortana, tashmë mund të shpjegojë fjalë

depomcveraA jeni ju një përdorues i Windows Phone 8.1 në një rajon që Microsoft mbështet Cortanan? Asistenti personal tashmë mund të performojë edhe një detyrë të re e cila padyshim do të jetë pjesë e “CV-së” së saj.

Cortana tashmë mund të shpjegojë një fjalë për ju. E vetmja që duhet ti thoni asistentit është “Define (fjalën e cila duhet të jetë në gjuhën e shtetit ku Cortana është e disponueshme) dhe menjëherë do t’ju japë një shpjegim.

Duhet të theksojmë se nëse ju jeni një përdorues i Android ose iOS, nuk duhet të jeni suprizuar sepse që të dyja, Siri dhe Google Now, mund ti performojnë të tilla veprime. Por, në rast se keni pyetje të tillë, Cotana merr këto shpjegime nga fjalori i Oxford, kështu që duhet të ndiheni të sigurtë në shpjegimet e saj.

Teksa Cortana tashmë sjell këtë veçori, janë disa përdorues të Windows Phone 8.1 që kanë Cortana, por nuk munden ta përdorin karakteristikën e shpjegimit të fjalëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>