Lajmet

Asistenti Facebook M ka sugjerime të reja për ju

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Me veçoritë e reja të prezantuara të Marten, M do tu sugjerojë video, postime të Facebook, ruajtje përmbajtjesh etj. Asistenti Facebook M ka sugjerime të reja për ju

Asistenti inteligjent i Facebook, asistenti M, vjen me disa marifete të reja. Ai mund tu sugjerojë ruajtjen e videove të dërguara përmes Facebook Messenger, të festoni datëlindjen e një miku si dhe tu sugjerojë kryerjen e thirrjeve me zë dhe video.

Këto sugjerime dërgohen duke analizuar tekstin e bisedës për të përcaktuar atë që do të bëni në vijim si përshembull të krijoni një takim në axhendën tuaj, të rezervoni një taksi Uber apo të dërgonin para.

Nëse dikush ju pyet në anglisht “Where are you?”, M automatikisht ju sugjeron dërgimin e vendodhjes. Sugjerimet e M mbërritën për herë të parë vjeshtën e vitit të kaluar.

Me veçoritë e reja të prezantuara të Marten, M do tu sugjerojë video, postime të Facebook, ruajtje përmbajtjesh etj.

Nëse një mik i juaji ka datëlindjen atëherë ai ju sugjeron ti dërgoni një sticker, kartë apo video. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>