Harduer

ASRock DEL me Windows 8, e gatshme të marrë çertifikatën zyrtare

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
ASRock DEL me Windows 8, e gatshme të marrë çertifikatën zyrtare

ASRock, kompania guximtare që u nda nga Asus para një dekade, deklaron se është motherboardi i parë që ka kaluar provën për Windows 8 dhe ka marrë çertifikatën e saj. “ASRock është fituesi i vërtetë në garën e Windows 8” – tha në një deklaratë. Zv. Presidenti, James Lee, i cili shtoi: “Si udhëheqës në fushën e motherboard-ve, është detyra jonë të sjellim të rejat më të fundit teknologjike, të cilat janë të disponueshme për përdoruesit. Duke filluar nga motherboard i ASRock, çdokush ishte i aftë të kuptonte pjesët e pajisjeve. Përdoruesit ishin të aftë të zgjidhnin motherboardin e duhur për ta.”

Siç duket, diçka shkoi keq në këtë deklaratë të pakuptueshme, gjithësesi është e qartë se kompania duket e lumtur për miratimin nga Windows 8. ASRock nuk tha se cili motherboard ishte përveç H61M-VHS, e cila duket në një sërë fotosh të bashkëngjitura. H61M-HVS është një motherboard me dy kanale, me vende për memorje DDR3, një PCI-E x16, porta SATA 3Gbps dhe një seri specifikash të tjera.

Windows 8 është i disponueshëm për t’u shkarkuar në formë preview. Asnjë datë zyrtare e lançimit nuk është vendosur, edhe pse besohet se do të jetë në tetor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>