Lajmet

Assange i Wikileaks thotë që nuk përdor e-mail

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Assange i Wikileaks thotë që nuk përdor e-mail

Lëshimi i fundit i Wikileaks është quajtur si një transkriptë e një “takimi të fshehtë”, por mund të jenë i quajtur më saktësisht si reklamë.

Faqja gjatë ditës së premte zbuloi transkriptin prej pesë orësh të një takimi të bërë në qershorin e vitit 2011 mes Julian Assange, që është njëri nga themeluesit e faqes Wikileaks dhe Eric E. Schmidt, që është shefi ekzekutiv në Google.

Takimi kishte si pjesëmarrës po ashtu Jared Cohen, që ishte një këshilltar i ish- sekretares së shtetit amerikan, Hillary Clinton. Cohen ka punuar me Shmidt në një libër të quajtur “Bota e re dixhitale” që planifikohet që të lëshohet gjatë ditës së martë.

Gjatë kohës së bisedës, Assange ishte duke qëndruar në Norfolk të Anglisë me Vaughan Smith, që është themelues i organizatës së gazetarisë Frontline Club derisa vazhdonte rasti i tij rreth ekstradimit.

Assange mbetet në Britani të Madhe sot, duke qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ndonëse Britania ka miratuar ekstradimin e tij në Suedi në lidhje me akuzat për sulmet seksuale.

Transkripti rreth takimit me Schmidt paraqet një bisedë mes dy personave të famshëm në botën e teknologjisë, ku Assange tregonte anekdota në lidhje me punën e tij me Wikileaks dhe dobësinë në sigurinë e kompjuterit.

Assange i tregoi Schmidtit që sistemi për lëshimin e certifikatave SSL – që në mënyrë kriptografike verifikon që një uebfaqe është legjitime – është i krisur.

Hakerët kanë qenë në gjendje që të futen në ndërmarrjet që kanë lëshuar certifikata dhe kanë marrë të tyren, që do të mund të rrezikonte fshehtësinë e paraqitjeve tek uebfaqet si Wikileaks.

“Sistemi i bazuar në sistemin e çelësit publik që e kemi për të verifikuar se në cilat uebfaqe po shkoni, është i tmerrshëm,” tha Assange. “Numri i njerëzve që janë licencuar për çelësat e stampuar është vërtet i madh.”

Afër fundit të transkriptit, Schmidt e pyet Assange se si ai është në gjendje që të komunikojë me stafin e Wikileaks-it. Assange thotë që ai synon të takojë në jetë reale njerëzit.

“E kam fjalën, supozoj se mund të përdorësh e-mail dhe tërë ato, apo jo?” pyet Schmidt.

“Unë nuk përdori e-mail,” përgjigjet Assange.

“Pse jo, sepse është…?” pyet Schmidt.

“Shumë i rrezikshëm,” tha Assange. “Dhe e-maili i enkriptuar është me gjasë më i keq, sepse është si një cak për sulmet nga pika e fundit, por ne kemi telefonë të enkriptuar. Fatkeqësisht ata nuk punojnë në çdo shtet, por SMS-të punojnë në çdo shtet.” (PCWorld Albanian)

wikilwaks

Tags >

WikiLeaks
Lajmet e fundit>