Lajmet

Assange ofron mjetet e hakimit të CIA për kompanitë teknologjike

Mar 9 2017
0 Shpërndarje
Wikileaks do tu ofrojë kompanive teknologjike akses ekskluziv në mjetet e hakimit të CIA publikuar dy ditë më parë tha themeluesi Julian Assange ditën e Enjte. Assange ofron mjetet e hakimit të CIA për kompanitë teknologjike Photo Source: Reuters

Nëse ky premtim është i vërtetë, kompanitë teknologjike do të viheshin në pozitë të pazakontë duke i besuar një njeriu që ligjvënësit Amerikanë e shohin si bashkëpuntor të Vladimir Putin.

Nuk dihet sesi Wikileaks do të bashkëpunojë me kompanitë. Grupi publikoi disa dokumente ditën e Marte duke hedhur dritë mbi mjetet e hakimit të Agjensisë së Inteligjencës. Në të vërtetë nuk publikoi programet por vetëm informacione që provonin ekzistencën e tyre.

Assange është në azil politik në ambasadën e Eduadorit që nga 2012-ta për ti shpëtuar ekstradimit në Suedi ku do të përballet me akuzat e përdhunimit.

Microsoft dhe Cisco reaguan menjëherë ndaj premtimit të Assange duke thënë se me kënaqësi pranojnë çdo raportim përmes kanaleve zyrtare. Shumë kompani janë shprehur se përditësimet e fundit të sigurisë kanë adresuar problemet e shfrytëzuara nga CIA.

Konkretisht Apple ishte shprehur se versioni më i fundit i iOS kishte eleminuar pothuajse të gjitha dobësitë e publikuara nga Wikileaks. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>