Analiza

Assassin’s Creed 2

Feb 25 2010
0 Shpërndarje
Assassin’s Creed 2

”Për Assassin’s Creed 2, kemi ambicie më të mëdha, që të ulim kufijtë në lojë. Do të jeni në gjendje të bashkëveproni me secilin element strukturor të botës dhe në cilindo NPS në qytet. Çdo NPC është një mundësi dhe mund të përdoret me strategji në përparësinë tuaj. Përdorimin e turmës përfundimisht po e çojmë një hap përpara në këtë kohë. Në lojë, ju jeni tradhtuar nga familjet udhëheqëse italiane, prandaj do t’ju duhet të mësoni si të veproni dhe të përdorni njerëzit e caktuar- ose si i quajmë në lojë “të nëntokës”- që të merrni hakmarrjen tuaj. Së pari, turma NPC mund t’ju ndihmojë të fshiheni; vetëm shkoni në një grup dhe shtypni butonin blend që të futeni në grup dhe të ulni shanset për t’u zbuluar nga rojet. Turma mund t’ju ndihmojë të përvidheni përmes qytetit, por nuk ka mbrojtje 100 për qind sepse rojet kanë njohuri të ndryshme varësisht nga klasi i tyre. Gjithashtu kemi shtuar “sistemin e famës negative”, ku veprimet tuaja në qytet ndikojnë në famën tuaj dhe në “nivelin e kërkimit”.

RREGULLIMI I PLASARITJEVE
“Kritika më e shpeshtë rreth Assassin’s Creed ishte mungesa e ndryshimeve gjatë procesit të lojës. Jemi duke redifinuar strukturën e ecurisë së lojës, që t’u japim lojtarëve përvojë më të kënaqshme dhe shpërblyese.
 Këtë herë ofrojmë më shumë mundësi përmes misioneve anësore, që lojtarët të bëjnë ç’të dëshirojnë kur duan të zbulojnë disa pjesë të lojës. Kjo është fuqia e Assassin’s Creed, mundësia që ta fusni lojtarin në një botë e cila i jep lirinë e një zogu.”

HEROI
“Ashtu si në Assassin’s Creed 1, Desmond do të jetë personazhi kryesor në segmentet e lojës së dytë, duke shërbyer si urë mes dy lojërave.
 “Ju do të luani një personazh të ri kryesor në të kaluarën, me emrin Ezio Auditore de Firenze. Ezio, në pamje të parë duket një i ri i urtë, por në venat e tij rrjedh gjak vrasësi. Njëlloj si Altari, ai është misterioz dhe ka talente natyrore të jashtëzakonshme; di të drejtojë emocionet e tij dhe është shumë efikas në artin e vrasjes. Por në të njëjtën kohë, e kaluara e Ezios është ajo që e bën të rëndësishëm atë. Ai është i edukuar mirë dhe është në gjendje të bashkëveprojë me klasat e ndryshme në shoqëri. Kemi dashur t’i japim edhe një “tendencë” për femra; ai është joshës. Por më e rëndësishmja është se atij i ka prirë fati. Dekadenca e familjes së tij të fuqishme luan rol të rëndësishëm në burrërimin e tij. Ky nder do ta shtyjë atë të marrë hakun e të dashurve të tij në një territor të panjohur dhe diçka më të madhe se kërkesa e tij për hakmarrje dhe drejtësi.”

TREGIMI

“Kur kemi filluar Assassin’s Creed 2, i kemi bërë vetes pyetjen e njëjtë si në lojën e parë. Cili është momenti vendimtar në histori? Përgjigja ishte mjaft e lehtë për t’u gjetur: Rilindja Italiane. Gjatë disa viteve dhe në një vend të vogël, disa gjeni italianë ndryshuan gjithçka në mënyrë radikale. Ata zbuluan vizionin modern të botës, ku njeriu ishte në qendër, në vend të Zotit. Ata zbuluan mënyra të reja që të prezantojnë botën (zbulimi i perspektivës), ata ndryshuan politikën, arkitekturën, artin e luftës moderne dhe diplomacinë– ata zbuluan sistemin bankar dhe reklamimin! Një njeri gjithashtu mori disa hapa për krijimin e aeroplanëve, helikopterëve dhe tankeve! Ky është tregimi që ne kemi mësuar. Por kishte edhe kohë të liga, të drejtuara nga lufta, tradhtitë dhe vrasjet! Sigurisht që na është dukur interesante ta pasqyrojmë këtë në lojën Assassin’s Creed dhe t’i zbardhim këto ngjarje të mëdha. Tregimi kalon nga e tashmja në të kaluarën, si te versioni i parë Assassin’s Creed. Assassin’s Creed 2 është vazhdim i drejtpërdrejtë i lojës së parë, kështu që ka shumë ngjashmëri, por ekipi është duke punuar shumë që të ngrejë horizontin e strukturës së lojës dhe ta bëjë lojën më të thellë dhe me më shumë variacione.”

BETEJA
“Ezio do të ketë shumë aftësi në sistemin e luftimit – pa i emëruar të gjitha lëvizjet e mundshme. Ezio mund të përdorë shumë armë: heshta të gjata, sëpata dhe çekiçë lufte, që të mos i përmendim të gjitha. Pasi këto janë armë të rënda, Ezio nuk do të duhet t’i mbajë gjatë gjithë kohës me vete. Ai do të jetë në gjendje të çarmatosë armiqtë e tij dhe të hedhë armët e tij. Pasi Ezio nuk do të mbajë me vete armë gjithmonë, përveç shpatave të fshehta dhe thikave që gjuan, ai do të duhet t’i përdorë duart në mënyrë më efikase kur lufton. Ezio do të mund të përdorë vetëm duart e tij kundër armiqve kurdo në lojë dhe të bëjë sulme të ndryshme, grushtime, shkelmime, kapje dhe sulme në kokë.
 “Këtë herë, Ezio do të ketë nga një shpatë të fshehur në secilën dorë. Shpata kryesore e fshehur do të jetë në dorën e tij të majtë dhe shpata e dytë do të jetë në dorën e djathtë. Paramendoni të gjitha mundësitë në lëvizjet vrasëse, mbrojtjet dhe avancimet duke përdorur dy shpatat e fshehura! Përfundimisht, kemi shtuar shumë lëvizje vrastare  – Ezio është në gjendje të vrasë me disa lëvizje specifike, virtualisht kudo në qytet: nga kulmet, vendet e fshehura, uji, parvazet dhe shumë të tjera.
 “Përveç këtyre tipareve të luftimit, ajo që mendoj se e ka përmirësuar sistemin e luftimit janë llojet e rinj të armiqve. Këtë herë janë tre lloje të ndryshme rojtarësh: Militia, Elites dhe Leaders. Militia është lloji më i shpeshtë dhe ka deri në tre lloje rojtarësh, nga më i ulëti deri te më i larti. Me renditjen e re, rojtarët kanë edhe armë edhe veshje të reja. Rojtarët Elite janë shtesë shumë e lezetshme në lojë. Ekzistojnë tre lloje të rojeve Elite: Brute, Agile dhe Parano. Brute janë plot fuqi dhe armë masive, që të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre; Agile ka aftësi për vrapim të lirë, rivalizon Ezion; Parano janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo aktiviteti të dyshimtë. Të gjithë ata mbajnë armët e tyre të preferuara, duke përfshirë sëpatat, shpatat dhe parzmoret. Sa u përket rojtarëve Leader, duhet të mendoni dy herë para se të kapeni me ta.”

TRANSPORTI
“Kali është rikthyer në lojën e dytë. Jemi duke punuar me disa lloje të reja automjetesh në lojë; njëri do të jetë makina fluturuese e famshme e Leonardo Da Vincit. Ezio do të mund të fluturojë nga ndonjë pikë e lartë drejt qytetit që të arrijë ndonjë lokacion specifik më shpejt dhe me elemente befasie.”

Lajmet e fundit>