Analiza

Associated Press, New York Times dhe media të tjera do të testojnë dronë për mbledhje lajmesh

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Associated Press, New York Times dhe media të tjera do të testojnë dronë për mbledhje lajmesh

aeroquad-drone-stock1CNN nuk është e vetmja organizatë mediatike që po përpiqet të ndihmojë FAA të menaxhojë më së miri rregullat për lejimin e fluturimit të dronëve në qiell për qëllime mediatike. Së fundi një sërë kompanish prestigjioze si Associated Press, Getty, Gannet, NBCUniversal, The New York Times dhe Washington Post i janë bashkuar Virginia Tech për të testuar sisteme të vogla fluturake që kanë si qëllim mbledhjen e lajmeve. Hapësira që ata do të përdorin është ndër ato gjashtë që janë miratuar nga Kongresi Amerikan.

Sipas një publikimi për shtyp, organizatat mediatike dhe Virginia Tech do të improvizojnë skena reale dhe do të kontrollojnë sa janë të aftë dronët për ti kapur këto skena që përbëjnë një lajm. Vetëm para një jave, CNN lajmëroi për një marrëveshje të përbashkët me FAA për të ekzaminuar mënyrat më të mira dhe më të sigurta në vendosjen e dronëve në ajër. Akoma nuk është zbuluar një afat për rezultatet e këtij testimi, ndërkohë që FAA vazhdon të jetë nën presion duke punuar për vendosjen e rregullave të drejta për fluturimin e dronëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>