Lajmet

AsteroidOS, një sistem operativ me kod të hapur për paisjet Android Wear

Dec 8 2016
0 Shpërndarje
AsteroidOS, një sistem operativ me kod të hapur për paisjet Android Wear

ap_resizeFlorent Revest, një student francez për shkenca kompjuterike, publikoi versionin alfa 1.0 të AsteroidOS. Është gati të funksionojë në shumë pajisje Android Wear: Orën origjinale LG G, Watch Urbane, Asus ZenWatch 2, dhe Sony Smartwatch 3.

AsteroidOS është me burim të hapur, i bazuar në Linux për përshtatje të lehtë me harduerin ekzistues të orëve të mençura. Revest ka punuar në të për më shumë se një vit, i ndihmuar nga një koleksion kontributorësh nga GitHub dhe komuniteti XDA.

Për momentin AsteroidOSE është funksional, por mjetet bazë janë të limituara në vetëm funksionet më bazike që gjeni në një telefon, si një alarm, llogaritës, aplikacion moti dhe një menu opsionesh.

Një aplikacion artizanal Android lejon sinkronizimin e lajmërimeve dhe kontrollit të muzikës me anë të Bluetooth me çdo telefon android.

Përdoruesit mundet ta shkarkojnë dhe të instalojnë AsteroidOS në orët e tyre duke i zhbllokuar ato dhe duke i formatuar me ROM artizanal me anë të ADB dhe fastboot, në një proces që duhet të jetë i njohur për përdoruesit e CyanogenMod ose ROM-ve të ngjashëm.

Por mos u nxitoni, vetëm orët origjinale G Watch kanë mbështetje të plotë për momentin. Orët e tjera të mençura me porta gjysmë-zyrtare të versionit 1.0 të gjithave i mungon mbështetja Bluetooth, fakt i cili është pak vrasës për një orë të mençur funksionale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>