Harduer

Asus ChromeBook planifikohet të prodhohet në gjysmën e dytë të vitit 2013

May 8 2013
0 Shpërndarje
Asus ChromeBook planifikohet të prodhohet në gjysmën e dytë të vitit 2013

Prodhuesi tajlandez i kompjuterëve Asus planifikon që të prodhojë një Notebook me sistemin operativ Chrome të Google, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Jerry Shen.

Sistemi operativ i krijuar nga Google është akoma në hapat e tij të parë, por vrulli i tregut mund ta zhvillojë atë brenda 2013, tha Shen. Krijues të tjerë të kompjuterëve përfshirë Samsung, Acer dhe HP, kanë lançuar ato që quhen “Chromeboook-s”.

“Chromebook është i mirë jo për anën konsumatorike, por për anën e edukimit dhe për disa anë komerciale”, tha Shen.

Asus po punon me produktin në një fazë të rënieve të shitjeve të kompjuterëve Windows, që ranë 13.9 % sipas firmës kërkimore IDC. Sistemi i ri operativ i Windows, ai Windows 8 do të duhet të punojë akoma me shitjen e kompjuterëve, ndërkohë që kërkesa për tabletë dhe smartfonë po rritet.

Pavarësisht vështirësive në tregun e kompjuterëve, të ardhurat e Asus u rritën 21 %.

Ndihma për rritjen e atë ardhurave ka qenë si pasojë e suksesit të kompanisë në shitjen e tabletëve Android. Në tremujorin e parë Asus shpërndau 3 milionë tabletë Android, 600000 tabletë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Tableti më i njohur i kompanisë është Nexus 7 , një produkt i nxjerrë në partneritet me Google

Përveç tabletave Android, Shen tha se kompania po kërkon për potenciale të mundshme me Notebook-s me ekran me prekje të ndërtuar me Windows 8. (PCWorld Albanian)

chrome

Tags >

asus
Lajmet e fundit>